Lidhu me ne

Aktualitet

“Çim Kadriu”, Peka ka dy fjalë për Edi Ramën


Nga Çim Peka

Qendrimin tim personal dhe linjën editoriale të SYRI.net kurrë nuk e kam parë si luftë personale me personin Edi Rama, por me kryeministrin Rama dhe modelin e tij të qeverisjes. Si rrjedhojë, asnjëherë nuk i jam përgjigjur personalisht, dhe i kam qëndruar larg sulmeve nën-brez.

Nuk e kam marrë personale as kur detyrove pronarin e një televizioni modest të mbyllte emisionin tim ‘Fakt’ duke më nxjerrë në rrugë të madhe. Madje, thellë-thellë të kam falenderuar, sepse ishte ajo ndërhyrje brutale e Kryeministrit kundër gazetarëve kundërshtarë (si mua u ndodhi edhe shumë emisioneve dhe gazetarëve), që më detyroi të hapja portalin SYRI.net.

Sot, falë qeverisjes tënde, SYRI.net ka një audience prej 450-500 mijë vizitorë në ditë, më shumë se të gjitha mediat e qeverisë sëbashku. Në aspektin profesional, edhe për ketë të falënderoj.

Shfaqjen e shëmtuar sot në sheshin Nënë Tereza e kam ndjekur nga larg dhe pa nerv. Thjesht kisha një kureshtje profesionale për të parë spektaklin e kalimit të pronësisë së Partisë Socialiste nga Edi Rama tek Erion Veliaj.

Duke e ditur se spektakli i sotshëm nuk ishte hapja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale (pasi nuk do të ketë zgjedhje lokale), por ‘de facto’ kalimi i stafetës nga Rama tek Veliaj, më tepër prisja të shihja se si do të ishte pikenisja e Erion Velisë si lider i Partisë Socialiste. Por, jo! Sot e kishe me mua, dhe kolegët e mi.

Klithmat e pushtetit ndaj mediave që nuk janë më të dhe ndaj meje personalisht në anti-mitingun e Rilindjes i marr si një kompliment të madh profesional, dhe si motivim për të vazhduar më tej.

Por, nuk mund të rri pa t’i thënë dy fjalë ty si Edi Ramë.

‘Selamin’ që më dërgove para 7000 fytyrave të vrara e të sjella me forcë në atë shfaqje të shëmtuar, po ta kthej me ‘Selam’ përmes 500,000 lexuesve të SYRI.net. Nuk të jam përgjigjur as kur më ke dërguar sekserët e tu për të më blerë.

As nuk të jam përgjigjur kur më ke kërcënuar haptazi e midis rreshtave, nëpërmjet shqiptarëve apo të huajve nën avujt e nxehtë të alkoolit në zyrën tënde. Por një gjë po të them: As nuk më blen. As nuk më shantazhon. E, as nuk më ndalon dot.

Duke qenë se kam zgjedhur të merrem me ty jo personalisht, por publikisht dhe politikisht, po të them gjithashtu se je i pashpresë. Dhe nuk ta ka fajin askush. As kundërshtarët politikë. As kundërshtarët brenda partisë tënde. As kundërshtarët mediatikë. As të brendshmit e as të jashtmit.

Nëse të ka djegur se kam informuar publikun për shëndetin e Kryeministrit të vendit, unë e shoh si detyrim profesional të medias, jo vetëm këtu, por kudo në botë.

Vetëm diktatorët kanë problem bërjen publike të problemeve shëndetësore, sepse sundimin e tyre e ndërtojnë mbi frikën, dhe të qenit i sëmurë i bën vulnerabël. Ndoshta ti ke frikë të përmendin sëmundjen, se sëmundja të kujton vdekjen, por ky është problem psikik i yti.

Nuk kam zgjedhur të informoj publikun në lidhje me atë se kush të ka shoqëruar, kush të ka pritur në aeroport dhe me çfarë makine, sa kohë të është dashur për të mbërritur nga aeroporti në spital, dhe kush të ka shërbyer nga stafi mjekësor. Jo se nuk përbën skup mediatik, por se kam ruajtur një etikë profesionale për tu përqendruar vetëm në ato elemente që i shërbejnë publikut. Madje, as nuk të kam përmendur sëmundje të tjera, që janë më të rënda se katër stenta venozë, sepse janë gjëra tepër private dhe të vetë-shkaktuara.

Ne të dy e dimë se ti ke prekur fundin tënd. Po ashtu dimë se nga sot ti nuk je më kryetar i Partisë Socialiste, por Erion Veliaj. Dimë edhe se me shfaqjen e sotshme të përdhunoi duke të detyruar t’ia kalosh Partinë me spektakël.

Dimë edhe gjëra të tjera.

Dimë që grupi parlamentar të është ndarë në dysh. Se deputetët, disa prej ministrave, drejtorët, e shefat e policisë po vrapojnë për të gjetur pronar të ri brenda dhe jashtë partisë. A nuk janë minjtë që e ndjejnë të parët tërmetin?

Dimë që je i marrë peng nga krimi, dhe nuk të lenë të largohesh.

Dimë se lidhjet e tua me krimin janë të hershme, shumë më të hershme se para se ti futeshe politikës.

Dimë që ke probleme financiare ne Singapor e Hong Kkong. Dhe se preferon të punosh me femra. Po ashtu, nga Delaware në New York.

Dimë se je futur në pazare territoresh dhe se të kanë kërcënuar edhe fizikisht.

Dimë se ka një duzinë shërbimesh që të njohin me dhëmbë e dhëmballë, dhe ti e di këtë.

Dimë edhe që po kërkon marrëveshje. Jo me shqiptarët, por me të huajt. Marrëveshje, jo për zgjidhje politike, por për vete. Marrëveshje që nuk po e gjen në Europë, e po shikon larg në lindje.

Dimë se do të urresh veten kur të mësosh se ata që ti sot mban më afër, bash ata po të shesin. Më shumë akoma do të të shesin kur të mos jesh më.

Dimë se pa përjashtim të gjithë ata që po të rrinë afër, nuk e kanë prej idealizmit apo lidhjes shpirtërore me ty, por prej interesit, dhe kur të vijë momenti që tua kesh nevojën, nuk do të jenë aty për ty.

Dimë që nuk do të ikësh pa bërë dëm. Nuk e dimë sa dëm do bësh. Këtë vetëm ti e di.

Dimë edhe se frikacaku dhe i ligu është më i rrezikshëm se trimi dhe i forti.

Por, si përfundim një këshillë politike dhe personale po ta jap: ke futur 37,000 kryefamiljarë në burg për rrymën elektrike, ke vjedhur miliarda dollarë me oligarkët e tu, ke marrë me dhunë prona e ke rrafshuar qindra shtëpi, ke shkatërruar jetë, je blerë e je shitur, dhe ja ku jemi.

Gjej një zgjidhje së pari për vendin, e së dyti për veten!

Sa për mua, po të them se këtu me ke!

MË TEPËR

Mix9 minuta më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore17 minuta më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix1 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix4 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar4 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix5 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix5 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar5 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar5 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Facebook