Sondazhi i KE: Shqiptarët nuk shkojnë mirë me shefat në punë
Kultura e punës dhe marrëdhëniet midis punëmarrësit dhe punëdhënësit ndikojnë drejtpërdrejtë në produktivitetin e punës. Marrëdhëniet epror-vartës jo gjithmonëshkojnë vaj dhe ky është pikërisht rasti i Shqipërisë. Sipas Anketës së Cilësisë sëJetës të hartuar nga Komisioni Europian, rreth 51% e shqiptarëve të pyetur janë përgjigjur se i vlerësojnë marrëdhënietepror-vartës si shumë të tensionuara, rreth 34% i vlerësojnëdisi të tensionuara dhe vetëm 16% janë shprehur se midis tyre nuk ka tension. Ndërsa tëndarë sipas grup–moshave, të rinjtë janë shprehur në përqindje më të lartë se marrëdhëniet midis eprorit dhe vartësit janë shumë të tensionuara, rreth 55% e moshës 18-24 vjeç. Ndërsa për grup–moshat e tjera përqindja ka qenë më e ulët. Po ashtu, edhe individët me të ardhura të ulëta, të cilët i përkasin grupit të parë të tëardhurave, janëpërgjigjur nëpërqindje më të lartë se marrëdhëniet epror-vartës janë shumë të tensionuar.
Shqiptarët i kanë vlerësuar marrëdhëniet epror-vartës si më të tensionuarat në të gjithëEuropën. Në vendet e Bashkimit Europian përqindja e të pyeturve që i kanë vlerësuar marrëdhëniet midis të punësuarve dhe shefave të tensionuara është 24%, më pak se gjysma e të pyeturve në Shqipëri. Ndërsa 59% i kanëvlerësuar si disi të tensionuara. NëEuropë përqindjen më të ulët të anketuarve që i kanë vlerësuar marrëdhëniet si tëtensionuara e ka Danimarka, me vetëm 4% të të pyeturve, së bashku me Finlandën dhe Suedinë me përkatësisht 11%. Ndërsa me përqindjen më të lartë janë vlerësuar Hungaria dhe Kroacia.
Në vendet e rajonit vërehet se përqindja e njerëzve që i vlerësojnëmarrëdhëniet punëmarrës dhe punëdhënës si të tensionuara është relativisht e lartë, duke tejkaluar edhe mesataren Europiane. Pas Shqipërisë vendi me përqindjen më të lartëështëMaqedonia me 47% dhe Serbia me 43%. Ndërsa më e ulët vlerësohet se është në Malin e Zi dhe Turqi me përkatësisht 30% e të anketuarve që kanë thënë se marrëdhëniet drejtues-punonjës janë të tensionuara.
Komisioni Europian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës në vendet anëtare të BE-sëdhe atyre kandidate për tu anëtarësuar duke marrë një kampion përfaqësues.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu