Lidhu me ne

Sport

Sporti si barrë për taksapaguesit shqiptarë

Kur futbolli konsiderohet më shumë se asnjëherë tjetër si industri në të gjithë botën, në Shqipëri dhe në realitetin tonë, ka një paradoks të madh për këtë sport. Pjesa më e madhe e klubeve në futbollin shqiptar financohen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Në një kohë kur Shqipëria është një vend demokratik dhe i hapur ndaj ekonomisë së tregut, rezulton se klubet tona të futbollit janë piramidë financiare. Jo vetëm që nuk gjenerojnë dot të ardhura, por klubet funksionojnë si ndërmarrje të bashkive.

Ka disa arsye pse bashkitë i mbajnë peng klubet duke mos i privatizuar. Fillimisht, i shfrytëzojnë politikisht duke i konsideruar si ndërmarrje punësimi për militantët partiakë. Gjithashtu, e shfrytëzojnë futbollin për premtime elektorale kur arrijnë suksese. Me një llogari të thjeshtë duke mbledhur të gjitha paratë që janë akorduar vetëm në buxhetin e 2018-ës nga bashkitë nëpër Shqipëri dhe rezulton një shifër e frikshme. Më shumë se 6 miliardë lekë të taksapaguesve shqiptarë shpenzohen brenda vitit për të mbajtur gjallë shumicën e klubeve shqiptare. Dhe e gjitha kjo, vetëm për faktin se ato nuk privatizohen.

Privatizimi është zgjidhja më e mirë. Sigurisht, kjo gjë nuk do të përkthehej në sukses për të gjitha klubet, por minimalisht nuk do të ishin më barrë për taksapaguesit shqiptarë dhe bashkitë. Gjithçka do të formalizohej dhe do të funksiononte normalisht si në të gjithë botën. Klubet e suksesshme do të vazhdonin të gjeneronin të ardhura, ashtu siç do të ketë raste edhe të falimentimeve. Por, nuk është e thënë që të gjitha klubet të jenë në elitë apo në futboll profesionist. Kur nuk ka mundësi, mund të kalojnë në futbollin amator. Sigurisht, në qytetet e vogla, ndoshta është e vështirë për të gjetur edhe sponsorë, por duhet gjetur një zgjidhje.

Vllaznia është rasti më tipik i dështimit të një klubi që menaxhohet nga bashkia. Klubi shkodran është praktikisht i rënë në Kategorinë e Parë, ndërsa prej vitesh që administrohet nga Bashkia e Shkodrës lufton vetëm për mbijetesë. 1.2 miliardë lekë në vit është buxheti i klubit, ndërsa skuadra mund të jetë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. Lushnja me një buxhet prej 450 milionë lekësh ishte një dështim total në Superiore duke zbritur nga kategoria prej shumë muajsh. Shifra të frikshme shpenzohen edhe në Kategorinë e Parë, apo edhe në të Dytën.

Tomori ka në dispozicion 350 milionë lekë në vit, por do të luajë sërish në Kategorinë e Parë edhe në sezonin e ri. Për të mos folur për ekipet më të vogla në të Parën apo për klubet në Kategorinë e Dytë që shpenzojnë për të mbajtur gjallë diçka që është “piramidë”. Përtej gjithçkaje, financohen klube që në shumicën e rasteve përfshihen në tolerime në javët e fundit të kampionateve, ndërsa tifozët po i braktisin gjithmonë e më shumë stadiumet. Është momenti që në futbollin shqiptar të ketë “revolucion”.

Skuadrat elitare të futbollit përpijnë shifra marramendëse dhe për të mbajtur një të tillë duhen rreth 1 milion euro në vit. Këto shpenzime i detyrohen kryesisht pagave shumë të larta të futbollistëve, disa prej të cilëve paguhen mbi 60 mijë euro në vit. Këto shpenzime, përveçse përbëjnë një shkëputje të thellë nga mundësitë e realitetit shqiptar, në pjesën dërrmuese janë donacione të biznesmenëve që shpenzojnë shifra marramendëse dhe nuk përfitojnë pothuajse asgjë nga futbolli.

Futbolli në Shqipëri është një “biznes” thellësisht deficitar, ku në rastet më të mira të ardhurat, sipas presidentëve, mund të arrijnë të mbulojnë deri në 30% të shpenzimeve. Me gjithë këto sakrifica të mëdha ekonomike të biznesmenëve, shteti ka bërë pak ose asgjë për ta mbështetur futbollin. Shumë pak klube i kanë hyrë rrugës së privatizimit, por këto privatizime përfshijnë thjesht stemën dhe emrin e klubit, sepse stadiumet dhe terrenet stërvitore, që janë i vetmi kapital fizik, shteti i nuk i lëshon.

Investitorët e futbollit thonë se futbolli nuk do të ketë as rritje cilësore dhe as garanci vazhdimësie nëse ngelet në mëshirën e donacioneve. I vetmi shpëtim është privatizimi, që do ta kthejë atë në një biznes të mirëfilltë, nga një pasion deficitar donatorësh, të cilëve një ditë do tu shterojnë mundësitë dhe dëshira./Atlasi.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix10 orë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix10 orë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix10 orë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar10 orë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Kryesore18 orë më herët

Përfundoi në spital, Mziu sulmon Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital,...

Mix18 orë më herët

4 shenjat e Horoskopit që i dëgjojnë të gjithë

Ka shenja të horoskopit që duket se kanë lindur nën një yll me fat, nga ato që të gjithë i...

Mix18 orë më herët

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën Elektronike

Emri i Shkodrës Elektronike u bë i njohur për shumicën prej nesh me pjesëmarrjen e këtyre të fundit në “Festivalin...

Radar19 orë më herët

Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia

Mentor Kikia Parashqevi Simaku Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut...

Sport19 orë më herët

Salah shkruan emrin në historinë e Liverpool dhe Premier League

Mohamed Salah Mohamed Salah është padyshim lojtari i momentit te Liverpool. Egjiptiani ka gjetur formën e tij më të mirë...

Facebook