Letersi
Pesë librat e preferuar të Ajnshtajnit nuk janë të panjohur
Pa dyshim që
Albert Ajnshtajn
mbetet një nga mendjet më të ndritura në historinë e botës. Por duhet të dimë se pavarësisht faktit që lindi i tillë, pra si gjeni, Albert lexoi dhe mësoi nga paraardhës të tjerë.
Sipas dokumenteve të zbuluara mbi jetën e tij, Albert Ajnshtajn ishte i etur për të lexuar libra, më saktë kudo që shkonte merrte libra me vete.
Ndër autorët, filozofë, shkrimtarë e mendimtarë të mëdhenj Albert lexonte më së shumti veprat e Boltzmann, Buchner, Friedrich Hebbel, dy vëllime të veprave të Heine, Helmholtz dhe von Humboldt. Gjithashtu në raftet e tij gjendeshin shumë libra nga filozofët Immanuel Kant, Gotthold Lessing, Nietzsche dhe Schopenhauer.
Nuk ka një përgjigje të saktë për librat e tij të preferuar, por studiuesit kanë përzgjedhur 5 si më të preferuarit e tij. Shihni listën si më poshtë:
-
“Analysis of Sensations” by Ernst Mach
-
“Don Quixote” by Miguel de Cervantes ( Don Kishoti), nga Migel de Servantes.
-
“Ethics” by Baruch Spinoza. Etika nga Baruch Spinoza.
-
“A Treatise of Human Nature” by David Hume.
-
Johann von Goethe’s oeuvre.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu