Avokat, Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Dritare”, në TV News 24, ka komentuar mënyrën sesi policia mbrojti kryeministrinë në datën 16 Shkurt.
Ngjela, theksoi se skema e përdorur nga Garda dhe Policia e Shtetit, ishte si ato të FBI-së dhe jo skema të shqiptare.
“Opozita kërkon destabilizim dhe deri diku edhe Edi Rama. Frikë nga reforma kanë të tërë. E rrethuan kështjellën, e pe?. Ata ishin mullinjtë e erës. E pe skemën se si e mbrojtën kryeministrinë ishte si e FBI-së. Këtë skemë nuk e bëjnë këta tanët”,- tha Ngjela.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu