Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria, për ku kështu?!

Opinion nga Ardit Haxhija profesor ne  American College of the Middle East

Zhvillimet më të fundit në vend sollën në vëmendjen e gjithësecilit batakun në të cilin jemi katandisur, e ku vështirë të dilet. Individët që deri dje ishin në pushtet, dhe nuk lane të zezë pa i bërë ketij vendi, kërkojnë të rikthehen e të vazhdojnë aty ku e lanë. Individët që jane sot në pushtet, dhe që për 6 vite kanë bërë shumë pak ose aspak pe Shqiperine, shesin dëngla nga mëngjesi deri në darkë, gjoja jane ‘drejtimi i duhur.’

Individët e djeshem, jane ata që shkatërruan nga themeli arsimin, shëndetesinë, drejtësinë. Ndersa individët e sotem jane ata që nuk bënë as tentativën më të vogël, për t’i përmiresuar, përkundrazi krijuan mekanizma vjedhjeje dhe më galopantë, ku shembulli më flagrant është shëndetesia. Individët e djeshem u akuzuan shpesh here me zë dhe me figurë për vjedhje, shantazhe, vrasje, ndersa  sot kerkojnë “drejtësi” për padrejtesitë që vete na i mësuan. Individët e sotëm, të akuzuar me zë dhe me figurë, për drogë, vjedhje, e kriminelë në mesin e tyre, na thone ta shohim të keqen si diçka që na vjen nga jashtë. Individët e djeshëm që mbyllën dyert e çdo profesionisti dhe hapën dyert e soj sorollopi te paafte, kërkojnë me çdo kusht rikthimin e këtyre njerëzve.

Individët e sotëm, që erdhën në pushtet po me një tufë të paaftësh, me kabinetin ministror më qesharak te pare ndonjëherë, i shkarkojnë njerezit për arritje rezultatesh te larta. Individët e djeshëm që humbën pushtetin nga aleati i tyre, kërkojnë pushtetin po me këtë aleat. Individët e sotëm që kërkuan tepsinë për Shqipërinë që duam, morën tepsinë por harruan Shqipërinë.

Shqipëria dje nga sot ndryshon shumë pak, pasi ata që ishin dje janë dhe sot. Shqipëria dje nga sot ndryshon shumë pak, pasi ata që duhet të bëjnë ndryshimin përbuzen, kanë ikur ose janë në pritje për të ikur. Shqipëria dje nga sot ndryshon shumë pak, pasi e keqja e vogël dominon te miren e madhe. E keqja e vogël me idiotësinë e saj del e bërtet duke krijuar idenë se është e madhe, ndërkohë e mira e madhe struket në shtëpi me frikën se është e vogël. Deri kur kështu Shqipëria jonë?! / Podiumi.com

Image may contain: Ardit Haxhija, closeup

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Letersi15 minuta më herët

“Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”

Nga: Thich Nhat Hanh Kur acarohesh, kthehu tek vetja dhe kujdesu për inatin tënd. Dhe kur dikush të bën të vuash, kthehu...

Letersi23 minuta më herët

Ndihem apo ndjehem? Ndiej apo ndjej? Si duhet të shkruhen…

Nga Mehmet Elezi Ndiej apo ndjej? Si ndihesh apo si ndjehesh?Të dyja janë fjalë shqipe. Bëhen joshqipe kur i hyjnë...

Gatime34 minuta më herët

Sallatë me rukola, shegë dhe djathë dhie

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 15 minuta Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 250 kcal për porcion Rukola e freskët (150...

Gatime37 minuta më herët

Receta e sallatës tradicionale ruse

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 45 minuta Sugjerohet për: 6-8 persona Kalori: 300 kcal për porcion Patate (4 të mesme,...

Gatime43 minuta më herët

Supa më e mirë për bronkitin

Nëse keni bronkit ose një infeksion tjetër të rrugëve të frymëmarrjes, si ftohja ose gripi, ajo çfarë konsumoni mund t’ju...

Mix2 orë më herët

Elon Musk: do të shkojmë në Mars, Hëna është një shpërqendrim

Elon Musk do të ngarkohet me reduktimin e shpenzimeve të qeverisë amerikane. Programi Artemis i NASA-s gjithashtu mund të modifikohet për...

Radar2 orë më herët

Brenda vilës së Enver Hoxhës që u shndërrua në shtëpinë e artistëve

Vila 31, ish- vila e Enver Hoxhës, ka hapur dyert për artistët. Ambientet e saj janë shndërruar në një rezidencë...

Mix3 orë më herët

Pse rasti Lively – Baldoni na ngjason me gjyqin publik të Johnny Depp dhe Amber Heard

Justin Baldoni paditi Blake Lively, bashkëshortin e saj Ryan Reynolds dhe përfaqësuesin e tyre për mediat të enjten e 16...

Mix3 orë më herët

Renditja e SHENJAVE të horoskopit nga më të MIRAT te më të DJALLËZUARAT

Shenjat e horoskopit shpesh shihen si një pasqyrë e personalitetit të brendshëm të individëve, duke zbuluar karakteristikat e tyre, forcat...

Radar3 orë më herët

Rritje rekord e mjeteve elektrike në Shqipëri

Foto ilustruese Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të përdorimit të mjeteve elektrike. Sipas të dhënave të DPSHTRR në...

Facebook