Ndarja, me të drejtë perceptohet si periudha më e vështirë në jetën e një personi, por nëse ti e merr guximin i pari drejt këtij hapi, ndonjëherë të bën fajtor.
Të marrësh vendimin për t’i dhënë fund lidhjes me dikë për të cilin gëzon respekt, është tepër emocionuese plus që duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta minimizuar dhimbjen që shkaktoni.
Përmes një studimi të detajuar profesorët linguistikë, Alan Manning dhe Nicole Amare nga Universiteti i Alabamas zbuluan, se kur njerëzit marrin lajme të këqija, duan t’ua thuash “troç”, mos t’i bini “rreth e rrotull”.
“Një shprehje e menjëhershme, ‘dua të ndahem nga ti’, mund të jetë shumë e drejtpërdrejtë. Prandaj gjithçka që ju nevojitet është ta nisni me, ‘duhet të flasim’, për t’i dhënë disa sekonda kohë personit tjetër që të kuptojë se do të dëgjojë një lajm të keq”, thotë Manning.
Thuaje troç, është më e lehtë për të dy…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu