Përparim Kabo, doktor i shkencave filozofike ka bërë një përkufizim të dashurisë sipas tij.
Dashuria në jetë është vetëm një, pasioni mund të jetë shumës – shkruan professor Kabo në profilin e tij në FB.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
“Dashuria eshte respektim i dinjitetit dhe reciprocitet mes partnereve, eshte ndjenje dhe sakrifice, eshte pasion dhe frymezim, eshte energji dhe humanitet, eshte erotikë dhe lidhje fizike, eshte premtim dhe mbajtje premtimi, eshte prove dhe sprove ne jete, eshte kuriozitet dhe zhgenjim, eshte enderrim dhe iluzion…
Ështe ajo qe s’ka frike nga ty, por ti ke ndroje dhe i fshihesh asaj.
Ështe një e vetme. Po po, dashuria ne jete eshte vetem nje, pasioni mund të jetë shumës.
Kërkimi i dashurisë të jep mundesine ta njohesh veten. Mosnjohja mund te vrasi rruges shume “dashuri”, por ajo vetë nuk eshte as gjysme dashuri dhe as copra dashurie, eshte ose e plote ose nuk eshte.
Iluzion-dashuria eshte drita qe fiket nje dite dhe nuk ndizet me. Dashuria eshte frymezim dhe e dashura ajo qe te frymezon gjithnje dhe ne boten e pertejme.,
Tani une pyes: A vlen dhe a mjafton nje date dhe nje dite qe quhet dita e te dashuruareve 14 shkurti ose Shen Valentini?
Tek ne me shume se dashuri njerezore te besueshme takon tregti me shumice dhe me pakice te asaj qe quhet dukje e dashurise. Medemek nje mall qe nuk quhet ushqime apo orendi per quhet veshmbathje, zbukurime dhe genjeshtra.
Te dhurosh dashuri do te thote te kesh dashuri. Të kesh dashuri do te thote te kesh shpirt. Të kesh shpirt do te thote te ndjesh se je i ndertuar nga shpirterorja dhe jo nga materialja…Flm !”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu