Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Edi Ramën, tha në një intervistë për “Tempora” me Sonila Meçon në Ora News, se kryeministri Edi Rama nuk ka një qëndrim publik për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Pjesë nga biseda: 

Haxhiu: Si mund të jeni kaq të pashpirt me vendin tuaj sepse ju e fyeni kryeministrin për faktin se ai ka një qëndrim për çështjen  e Kosovës.

Meço: Ka një qëndrim zt.Rama për çështjen e ndarjes së Kosovës?

Haxhiu: Nuk ka! Me sa di unë nuk ka një qëndrim publik. Privat unë nuk e di sepse nuk vlen asgjë.

Meço: Jeni shumë afër zt.Rama. E këshilloni për kaq gjë për zt.Thaçi?

Haxhiu: Unë jap gjykime se çfarë është e mirë për këtë vend sepse unë jetoj këtu. Unë jap gjykime për Shqipërinë sepse jetoj në Shqipëri. Nëse më pyet mua pse jam për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë të jap 1 milionë arsye pse. Statistikat janë që kosovocentrizmi është shumë i rritur dhe popullata e Shqipërisë është gjysmë për gjysmë.

/oranews.tv/