Basha betohet: Nuk ka më marrëveshje me Ramën! Berisha: Do ishte ‘vetëvrasje’
Lulzim Basha vijon turin e takimeve në Krujë dhe Fushë Krujë. Kryedemokrati u betua se nuk do të ketë më marrëveshje si ajo e 17 Majit me Edi Ramën.
Sipas kryedemokratit zgjidhja e vetme për opozitën, është një qeveri kalimtare që do thërrasë zgjedhje të parakohshme për një parlament të ri.
Kurse ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News, tha e konsideron “vetëvrasje” politike një marrëveshje të dytë midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Luksi. Basha.
Berisha thotë se shqiptarët kanë vetëm një opsion për rikthimin e votës së lirë.
Berisha: Marrëveshja e 17 majit ka pasur një qëllim kryesor: të krijojë klimë për zgjedhjet. Ajo nuk i krijoi. Pa rrëzuar Edi Ramën, shqiptarët nuk do të votojnë me votë të lirë. Njeriu duhet të bëjë gjithçka për të shmangur më të fundit, dhe më e fundit është që qytetarët të reagojnë me mosbindje civile. Edi Rama kishte provë zgjedhjet e përgjithshme. Një marrëveshje tjetër do të ishte vetëvrasje. Ka vetëm një skenar që mund të rikthejë votën në Shqipëri dhe ky është skenari venezuelian. Nëse shqiptarët nuk zgjedhin të sakrifikojnë, shqiptarët kanë vetëm një fat, eksodin masiv.
Berisha u shpreh se në dosjen e përgjimeve për blerjen e votave janë të përfshirë edhe ministra dhe vetë kryeministri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu