Kush dashuron apo ka pranë një njeri narcist, do vuajë agresivitetin e tij, nevojën e tij të pangopshme për t’u ndjerë i veçantë.
Nëse nuk zgjojnë këtë admirim që besojnë se e meritojnë, narcizët zemërohen dhe madje bëhen agresivë.
Ata janë thuajse të verbër dhe i përsëritin vetes një mesazh: “Jam më i mirë, jam superior”.
Një mënyrë të menduari që nëse e analizojmë mirë nuk është edhe aq e jashtëzakonshme, sepse nëse e pranojmë ose jo, të gjithë e eksperimentojmë më shumë se një herë në jetë.
Psikologët e quajnë “iluzion i superioritetit”.
Makiko Yamada, shkencëtare e programit të neuroimazheve molekulare në Japoni e vendos iluzionin e superioritetit mes dy pikave strategjike të trurit; korteksit frontal që proceson ndjesitë e Unit dhe qendra e strijuar, ose pjesa e trurit për Shpërblimet.
Imazhet e vetes sonë varen nga ajo se si është rruga që lidh këto dy zona cerebrale: një autostradë nervore që ka emrin “qarku frontal i strijuar”.
Sa më pak të jenë të lidhura këto qendra cerebrale, më e lehtë është që të ndihemi superiorë në diçka ose në gjithçka.
Por Yamada thotë se iluzioni i superioritetit sidoqoftë ka qenë një pjesë kyç në evoluimin njerëzor sepse na ndihmon të kemi shpresë në të ardhmen.
Pra vlerësimi me dashamirësi, edhe pse jo objektiv, është përfitim për shëndetin mendor. Por kur ruhet masa. Ndryshe kalohet te arroganca ekstreme, që nga pozitivitet kthehet në një defekt në tru.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu