Lidhu me ne

Temporal

Letra e Sadijes për Dritëroin: Sa të due mor fishek

Letra
Shkodër 20.IV.1965
I dashtun, Gjithë këtë kohë e km mendjen tek ti. Më ka dalë gjumi qysh në orën 5.10 të mëngjesit nga një vetëtimë e tmerrshme dhe bubullimë që tronditi gjithë shtëpinë. Menjëherë më shkoi mëndja tek ti. Me se do të niset? Me motoçiklete asht gomarllëk ta mendoj, se s’ke luejtë mënc. Nga vetëtima neve na u dogj radioja, megjithëse nuk e kishim të ndezur. Gjithë këtë tersllëk shiu e ka prue ai Thimi i pllakave, po ti mos i thuej se na zemërohet burri i botës. Kot nuk të thashë që kur të rrinje, të më baje nji telegram sa të më hiqje merakun.
Ty pa të porositë, nuk të shkon mendja për asgja. Por duhet të kesh arritë mirë se nuk kam asnji parandjenjë të keqe në zemër. Unë sot, skam dalë hiç, korrigjova disa detyra e hartime dhe tashti po merrem me ty. Sa të due mor fishek, sa nuk di me ta tregue. Ma mirë që takohemi në krye dy tri javëve se kështu të paktën i kuptojmë ndjenjat tona. Ti më qorton se s’të kam shkrue letra, po as ti s’më ke shkrue ma shumë, barazi jemi.
Ti më pritnjë se po vi në Tiranë, edhe unë mendoja se po takohem me ty. Po tashti e kemi të qartë të dy, se për tri javë nuk do takohemi kështu që ti shkruajmë njëni – tjetrit pa justifikime të kota. Janë letrat e fundit e kupton, s’do kemi nevojë ma për letra, se do merremi vesh tue qenë pranë dhe jo nëpërmjet postierit shkodran e tiranas. Veç ndonjëherë kur të grindemi, do pajtohemi me anë letrash. Sot jemi më 20 prill edhe dy muaj e dy javë kanë mbete që të jemi të ndarë.
Edhe 3 herë nga dy tre ditë do të takohemi, mandej… e di vetë ti. Mendon për dasmë, mos mendo shumë me ardhë, dasmë pa mish dhe lekë nuk ka. Ti je fishek, s’mendon fare. Do të bashkohen të gjitha bashkë dhe s’do të dish nga t’ia fillon.
Pa pasaportizimin s’ka emnim pune, prandaj më dërgo fjalë sa më shpejt çfarë duhen si dokumente për lutje dhe mos i lër pas dore. Prilli po mbaron, pra edhe për Xhelalin mos harro, gjej kohë të lirë, se nuk bëhet kiameti. E di se punë do të kesh shumë por ç’të bajsh. Sot një vjet për 1 maj do më shohësh tue parakalue edhe mue me nxanësit, do më tundësh dorën, mor fishek, do të shkruejsh ma me entuziazëm. Mjaft porosi të kam dhanë, mbes me shpresë se do ti kryesh o “portret i njeriut të madh”. A ta mban të shkojsh esëll me ble ato që donje ti merrje mbramë në atë dyqanin që pamë. Je një cikë i paturpshëm. Të fala kush të pyesi për mue Të puth fort, jo si tek gjyshja.
Sadija yte.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix18 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix18 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix18 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar19 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix19 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix19 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix19 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske20 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix21 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook