Aktualitet
Lind Maqedonia e Veriut
Parlamenti maqedonas ka miratuar sot amendamentin kushtetues për riemërtimin e vendit me emrin Republika e Maqedonisë Veriore. Emri është në përputhje me marrëveshjen me Greqinë duke i dhënë fund tensioneve 27 vjeçare.
Amendamenti ka marrë 81 nga 120 vota dhe votimi është bojkotuar nga opozita e VMRO-DPMNE. Emri i ri do të hyjë në përdorim zyrtar pasi të ratifikohet marrëveshja edhe nga pala greke. Vendimi i ka hapur rrugën anëtarësimit të vendit në NATO pasi ai heq kushtet për veton greke.
Me këtë rast ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka përshëndetur aktin duke deklaruar se në këtë marrëveshje faktori shqiptar ka patur rol vendimtar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu