Lidhu me ne

Kryesore

Faturat e energjisë elektrike, Shqipëria më shtrenjtë se gjithë rajoni

Faturat e energjisë elektrike, Shqipëria më shtrenjtë se gjithë rajoni

E keni menduar ndonjëherë se sa për qind e faturës që paguani çdo muaj për energjinë është në të vërtetë kosto reale për ta siguruar atë.

Një monitorim i sekretariatit të Komunitetin e Energjisë publikuar në 6 dhjetor tregon se sigurimi i energjisë në tregje të paktën për Shqipërinë nuk është edhe aq i thjeshtë.

Në analizë është marrë një profil konsumatori me 3500 kwh energji konsum vjetor dhe çmimet e energjisë për muajt nëntor dhjetor për të parë se cilat ishin kostot që e përbënin atë.

Figura 9 tregon mënyrën sesi ndahet çmimi final i energjisë për familjet në kryeqytet në nëntor – dhjetor 2017 bazuar në një profil konsumi 3500 kwh në vit. Përbërja e çmimit final të energjisë elektrike tek familjarët ndryshon shumë në varësi të palëve kontraktuese. Pjesa e komponentit të energjisë në faturën finale ishte pak më shumë se 50 për qind në Kosovë dhe në Maqedoni ndërkohë që ishte më e ulëta në Serbi dhe më e larta në Shqipëri me 62 për qind. Pjesa më e madhe e komponentit të energjisë lidhet me koston e blerjes së energjisë në tregun e shumicës”, thuhet në raport.

Duhet të kemi parasysh që në vitin 2017 Shqipëria pati një nga vitet më problematike për sigurimin e energjisë duke qenë se pjesa më e madhe u sigurua në import dhe kostoja e këtyre blerjeve ishte dukshëm e kripur.

Por në faturë nuk gjejmë vetëm koston e blerjes së energjisë por edhe atë të transmetimit si dhe taksa e tarifa.

Përqindja e kostos së rrjetit në totalin e çmimit të energjisë për familjarët varionte nga 21 për qind në faturën finale në Shqipëri në 43 për qind në Serbi. Taksat dhe tarifat në faturën e energjisë variojnë mes 7 dhe 17 për qind në çmimin final të konsumatorëve duke reflektuar politika të ndryshme fiskale kombëtare.

Përqindja e pagesave për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në çmimin final jep një indikacion për mbështetjen e prodhimit të energjisë nga të rinovueshmit deri në masën që financohet nga tarifa e energjisë elektrike. Në Shqipëri dhe në Kosovë nuk u raportua mekanizëm mbështetës për energjinë nga burimet e rinovueshme në vitin 2017. Në Bosnjë Hercegovinë dhe në Serbi mbështetja për burimet e rinovueshme zinte 1 për qind të çmimit final në faturën e konsumatorit familjar ndërsa në Mal të Zi dhe Maqedoni këto përqindje ishin 5 dhe 7 për qind respektivisht” thuhet në raport.

Dita

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook