Lidhu me ne

Aktualitet

Fundi prerjes “500 Euro”

Eurozona do të ndalë së printuari kartëmonedhat 500-euroshe, apo prerjet në ngjyrë violetë që sipas autoriteteve janë mjeti më i përdorur nga kriminelët, teksa shumica e 19 vendeve që i janë bashkuar monedhës së përbashkët pritet ta zbatojnë nga muaji i ardhshëm.

“Më 27 janar të 2019-s, 17 nga 19 Bankat Qendrore kombëtare në zonën e Euros nuk do të lëshojnë më kartëmonedha 500-euroshe”, njoftoi Banka Qendrore Europiane në faqen e saj të internetit.

Gjithsesi, Austria dhe Gjermania do të vazhdojnë të printojnë kartëmonedha të tilla deri më 26 prill, “në mënyrë që të garantohet një tranzicion i lehtë, por edhe për shkaqe logjistike”, shkruhej më tej në njoftimin e BQE-së.

Kartëmonedhat 500-euroshe në qarkullim, gjithsesi do të mbeten të ligjshme dhe do të mund të përdoren për të kryer pagesa.

Banka Qendrore Europiane njoftoi në maj të vitit 2016 se do të ndalte së prodhuari kartëmonedhat 500-euroshe, duke thënë asokohe se pritej ta bëhet këtë gjë rreth fundit të vitit 2018, për shkak të “shqetësimeve se këto monedha lehtësojnë aktivitetet e paligjshme”.

Kartëmonedha me prerjen më të madhe të zonës së monedhës së përbashkët është një prej më të vlefshme në botë, së bashku me kartëmonedhën 1.000 franga zvicerane (1.017 USD apo 888 euro).

Për shkak të vlerës së lartë të saj dhe mbartshmërisë, ekspertët besojnë se kartëmonedhat 500-euroshe janë bërë të vyera për kriminelët që pastrojnë paratë apo edhe për financimin e terrorizmit, duke fituar kësisoj edhe pseudonimin “Bin Laden” në disa qarqe.

Sipas statistikave të BQE-së, kartëmonedhat 500-euroshe zënë rreth 2.4 për qind të të gjitha kartëmonedhave në qarkullim, por vetëm pak më shumë sesa 20% të vlerës në total.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix14 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix14 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix14 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar15 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix15 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix15 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix16 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske16 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix17 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook