Lidhu me ne

Kryesore

Pas formimit të KLGJ e KLP – Çfarë pritet të ndodhë më pas?

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei – Exit.al

Pas formimit të KLGJ e KLP – Çfarë pritet të ndodhë më pas?

Gjatë dy javëve të fundit u formuan Këshilli i Lartë Gjyqësor(KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), dy hapa të mëdhenj në reformën tashmë në zbatim të drejtësisë.

Megjithëse kam sqaruar më parë se formimi i të dy institucioneve, pa mbaruar plotësisht vetingu i anëtëarëve të tyre, minon plotësisht qëllimin e reformës së drejtësisë duke u dhënë pushtet individëve që mund të jenë të papërshtatshëm për atë pozicion, le t’i hedhin një sy hapave të radhës, duke supozuar që KLP dhe KLGj do të mbeten funksionale.

Emërimet, Transferet dhe Shkarkimet

Para së gjithash, KLGJ dhe KLP do të jenë përgjegjëse për emërimin, transferet dhe shkarkimet e magjistratëve në sistemin gjyqësor.

Deri tani, Kryeprokuroria e Përkohshme Arta Marku ka ushtruar këto funksione në kundërshtim me ligjin dhe do të jetë detyrë e KLP-së që të sigurohet tani më që të gjitha proceset hetimore të zyrtarëve të lartë të minuara nga Marku, përfshi hetimet për kryebashkiakun e Durrësit Dako dhe ish-Ministrin i Brendshëm Saimir Tahiri, të vijojnë sërish, tashmë nga prokurorët i përshtatshëm.

Gjithashtu në sistemin gjyqësor, emërimet e reja do të duhet të zhbllokojnë sa më shpejt mijëra çështje të mbetura pezull si pasojë e paralizimit të sistemit të drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm

Tani që KLP është formuar, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka humbur shumicën e kompetencave që ushtroi që nga emërimi i saj i dyshimtë nga shumica socialiste.

Sipas Kushtetutës, KLP propozon dhe rendit tre kandidatë që plotësojnë kushtet e parashikuara për Prokuror të Përgjithshëm. Më pas Parlamenti zgjedh Prokurorin e ri të Përgjithshëm me një shumicë prej tre të pestat e votave (84 vota), për një mandat shtatëvjeçar. Nëse Parlamenti nuk arrin të zgjedhë një kandidat me 84 vota, kandidati i renditur i pari nga KLP-ja do të zgjidhet automatikisht Kryeprokuror.

Gjykata e Lartë

Përmes vetingut, Gjykata e Lartë humbi 5 nga 9 gjyqtarët e saj, ndërsa për 2 prej atyre që kanë mbetur ende në detyrë, përfshirë dhe kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, pritet ende vendimi final i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka grumbulluar një numër të mbetur prej më shumë se 24 mijë dosje, duke e lënë në ngerç  drejtësinë.

Me formimin e KLGj-së, tani do të jetë e mundur të fillojnë procedurat për të emëruar gjyqtarët që kanë kaluar vetingun në vendet bosh të Gjykatës së Lartë.

Prokuroria Speciale (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve (BKH)

Shpresa për dekriminalizimin e politikës dhe luftën kundër krimit të organizuar është varur kryesisht tek Prokuroria Speciale (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), e cila do të varet nga SPAK. Këto dy institucione do të hetojnë në mënyrë specifike korrupsionin, krimet e organizuara dhe krimet e kryera nga zyrtarët e lartë qeveritarë, përfshirë Presidentin, Kryeministri dhe deputetët.

SPAK do të përbëhet nga të paktën 10 prokurorë të emëruar nga KLP-ja për një mandat 9-vjeçar dhe është formalisht i pavarur nga Prokuroria e Përgjithshme. BKH është një degë e policisë gjyqësore që bie nën juridiksionin e SPAK-ut, thënë ndryshe është një forcë policore e pavarur nga Ministria e Brendshme.

Çështjet gjyqësore të paraqitura nga SPAK do të trajtohen në Gjykatat e reja kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pritet që hetimet për ish-ministrin Tahiri, kryebashkiakun Dako dhe politikanë të tjerë të transferohen nën juridiksionin e SPAK-ut.

Shkolla e Magjistraturës

Formimi i KLP-së dhe KLGj-së do të zgjidhë bllokimin aktual të Shkollës së Magjistraturës. KLP dhe KLGj përcaktojnë kuotën e studentëve të lejuar për të hyrë në shkollë dhe emërojnë të sapodiplomuarit në poste brenda sistemit të drejtësisë. Në prill, drejtori i shkollës Sokol Sadushi dukej i shqetësuar për faktin se nuk mund të pranoheshin studentë për vitin akademik 2018-19, dhe se të diplomuarit do të mbeteshin pa punë.

Ligji për magjistratët e rinj, propozuar nga shumica socialiste, që i jepte të drejtën Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të emërojnë gjyqtarët e prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës, nuk u miratua dot në parlament. Në nëntor, disa prej magjistratëve të tinj të sapodiplomuar ngritën padikundër Prokurores të Përgjithshëm Arta Marku, Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama pasi ata dështuan t’i emërojnë ata në sistemin e drejtësisë.

Tani që KLP dhe KLGj janë formuar, mund të vendoset dhe për numrin e studentëve që do të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, ashtu si dhe duhet të fillojnë emërimet e magjistratëve të diplomuar.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook