Radar
Këto janë rregullat për të gjithë ata që duan të bien në peshë
Shpesh njerëzit i nënshtrohen dietave shumë strikte për të humbur peshë,ajo që duhet të themi në këtë rast është fakti që nuk mjafton vetëm ushqimi, duhen bashkërenduar një sërë faktorësh të cilët së bashku arrijnë edhe normalizimin e peshës.
Mos i beso peshoreve
Nëse së fundmi ke filluar një dietë, nuk duhet të kesh besim tek peshoret. Humbja e peshës është një proces i ngadaltë, nuk ndodh nga sot nesër, jepi kohë vetes.
Ul sasinë e ushqimit për vakt
Të ulësh sasinë e ushqimit që konsumon është një metodë shumë e mirë për të ulur peshën. Ha 5 porcione të vogla në vend të 3 porcioneve të mëdha.Sigurohu që ushqimi të jetë i pasur me karbohidrate dhe proteina, të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve.
Hidratimi
Hidratimi është një nga pjesët më të rëndësishme të humbjes në peshë. Ekspertët rekomandojnë 6-8 gota ujë për të mbajtur një nivel optimal të metabolizmit.
Fli herët
Vaktin e fundit duhet ta hash të paktën tre orë para gjumit dhe duhet të flesh të paktën 7-9 orë. Kualiteti i keq i gjumit, mund të sjellë edhe çekuilibrimin hormonal, i cili nga ana tjetër mund të sjellë shtim në peshë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu