Disa zakone të përditshme që ju bëjnë… të ndiheni të palumtur
Thuhet se lumturia është një ndjenjë e paqartë, mirëpo psikologët nuk bien dakord me këtë konstatim të njerëzve. Sipas tyre njerëzit e dinë se çfarë i bën të lumtur dhe të trishtuar.
Ndonjëherë ndihemi keq për shkak të gjërave të zakonshme që ne bëjmë në përditshmëri. Bright Side na tregon se çfarë duhet të shmangim në jetën tonë për të qenë të lumtur:
Në ditët e sotme, të qëndruarit ulur është bërë diçka e zakonshme. Udhëtojmë me makinë, transport publik, në shtëpi qëndrojmë ulur teksa shohim TV. Pra, shumicën e kohës e kalojmë ulur dhe kjo gjë bën që lumturia jonë të zvogëlohet. Ajo çfarë ju sugjerojmë është të ecni 30 minuta dhe të bëni stërvitje 2 herë në javë.
Qëndroni vetëm në ambiente të mbyllura
Ne të gjithë e dimë se të punuarit nga shtëpia nuk kontribuon në lumturi. Gjithsesi, edhe vende të tjera si restorantet, kinematë, përgjithësisht vendet që na pëlqejnë nuk e bëjnë jetën tonë më të lumtur. Ajo çfarë duhet të bëni është të vizitoni vende të panjohura, pasi kjo gjë do t’ju lumturojë. Psikologët e quajnë “një terapi aventureske”.
Ne nuk i kushtojmë rëndësi gjërave që ndodhin pranë jush
Ndonjëherë është më e rëndësishme mënyra se si i bëjmë gjërat. Për shembull: kemi dy vajza. Njëra është e mërzitur sepse ajo duhet të pastrojë shtëpinë: ajo do të preferonte të ishte për darkë në një restorant luksoz, por askush nuk e ka ftuar.
Ndërsa vajza tjetër po pastron shtëpinë dhe është e lumtur që më në fund ka gjetur pak kohë për të bërë një pastrim. Në rastin e parë, vajza ndihet e lodhur, ndërsa në rastin e dytë vajza ndihet më e relaksuar. Ne duhet të jetojmë të tashmen dhe të mos lemë frikërat dhe pendesat tona të na shqetësojnë kujtimet dhe përditshmërinë tonë.
E izolojmë veten nga të tjerat
Edhe nëse jeni njeri individualist, ju keni nevojë që të jeni pjesë e një grupi. Dhe ky grup nuk ka të bëjë thjesht me miqtë tanë të ngushtë dhe familjen. Nëse dëshironi të jeni vërtet të lumtur, ju duhet të jeni në kontakt me njerëzit.
Sipas studimeve të fundit, kjo gjë na ndihmon të mposhtim sëmundjet, zvogëlon nivelet e stresit dhe na bën të ndihemi më të sigurt. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë grupi i përkisni: mund të jetë një klub futbolli, një klub loje, çfarëdo. Ju vetëm duhet të ndiheni sikur i përkisni diçkaje.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu