U zhvillua në Paris të Francës, ceremonia e ndarjes së çmimit të “Topit të Artë” për vitin 2018, ku fitues i lajmëruar prej kohësh, u shpall Luka Modriç. Kroati i Realit të Madridit, fitoi Champions League këtë sezon me madrilenët, si dhe dhuroi një paraqitje fantastike me Kroacinë në Botëror, duke ndihmuar në rrugëtimin deri në finale të ekipit ballkanas.
Modriç theu kështu, hegjemoninë 10-vjeçare në këtë trofe individual, të Mesit dhe Ronaldos, ku të dy këta e kishin fituar nga 5 herë cili. Në podiumin e këtij trofeu, i dyti ishte Kristiano Ronaldo, ndërsa i treti francezi kampion bote, Antuan Grizman.
Për herë të parë, u akordua çmimi i Topit të Artë për Femrat, ku fituese ishte sulmuesja e Olimpikut të Lionit, Ada Hegerberg. Gjithashtu, një çmim i ri u akordua edhe për lojtarin e ri më të mirë, në moshën U-21, i quajtur “KOPA”, dhe ky trofe shkoi për francezin Kilian Mbape. Më poshtë, një kronologji e të gjithë mbrëmjes së ceremonisë së Topit të Artë.
Fituesja e çmimit të “Topit të Artë për Femra” është Ada Hegerberg, sulmuesja e Olimpikut të Lionit në Francë. Kjo është hera e parë që jepet një Top i Artë për femrat.
Kilian Mbape fiton çmimin “KOPA 2018”. Çmimi Topi i Artë për të rinjtë, lojtari më i mirë i ri në 2018, mes moshave U-21.
/panoramasport/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu