Nuk ka një përgjigje të prerë sesa shpesh duhet të bëni dush gjatë javës. Megjithatë, ka disa faktorë ndikues.
Niveli i aktivitetit
Ju mund të mjaftoheni me antidjersë apo produkte të tjera pas një aktiviteti fizik që të mos mbani erë të keqe, por nëse jeni djersitur shumë dhe keni kryer shumë aktivitet dushi është i nevojshëm pas tij.
Lloji i lëkurës
Nëse keni lëkurë të yndyrshme, duhet të laheni çdo ditë. Ndërsa nëse lëkura juaj është e thatë dhe e ndjeshme, mos u lani më shumë se 2-3 herë në javë, sepse mund ta irritoni.
Mjedisi juaj
Aktivieteti fizik dhe takimet e punës nuk janë të vetmet gjëra që ju shkaktojnë djersë. Nëse jetoni në një mjedis të nxehtë dhe të lagësht, do të duhet të bëni dush çdo ditë për të minimizuar grumbullimin bakterial në lëkurën tuaj. Në të kundërt mund të laheni pak më rrallë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu