Astrologia e njohur Meri Shehu, ka bërë parashikimin e yjeve por vitin e ardhshëm. E ftuar në emisionin ‘N’drrimi i natës’, Shehu ka bërë parashikimet për secilën shenjë ku ka paralajmëruar disa prej tyre, pasi viti i ardhshëm nuk do të jetë dhe aq i mirë.
Dashi kanë një vit të përkryer, çlirohen nga qëllimet e kota, nga lodhja, nga problemet ekonomike. Do durojnë pak deri nga pranvera e vitit 2019 sepse u rikthehen prapë disa probleme ekonomike të paqarta. Do bëjnë udhëtime të largëta, do njihen me njerëz të rinj.
Demi do kenë një vit që do merren shumë më trashëgimitë. Do pasurohen, do marrin lekë dhe mezi presin. Do bëhen shumë të etur për të marrë lekë nga të tjerët, presin lekë nga partnerët, nga bashkëpunimet, punët e ndryshme.
Binjakët do kenë vitin më të vështirë, do futen në krizë, do kenë kërkesa shumë të forta. Ata që nuk kanë bërë gjëra të ligjshme dhe korrekte do vihen përballë ligjit. Mund të kenë probleme shëndetësore, ndarje në çift, duhet të ruajë ekuilibra, të marrin masa dhe të dalin sa më shpejt nga rrugët jo të qarta.
Gaforret do kenë një vit të stresuar sepse do kenë shumë punë, angazhime dhe shumë ankth në jetën e përditshme. Do i dalë një punë e mbledhur ndër vite që nuk e kanë rregulluar siç duhet ndër vite. Do kenë një punë kolosale. Të marrin pak parasysh shëndetin.
Luani ka vitin më të bukur erotik, do dalin, do bien në sy. Por do kenë edhe vitin më të mirë artistik, do nxjerrin në pah talentet, dëshirat, krijimtaritë. Por edhe një fëmijë. Gjërat më të bukura që mund t’i ndodhin në jetë një njeriu mund t’i planifikojnë Luanët për vitin 2019.
Virgjëresha do kenë shanse për një shtëpi të re, për një zgjerim marrëdhëniesh familjare, për një ndryshim vendi, për të ikur nga një shtet në një tjetër, ose blejnë një pronë, ose një martesë ose shtim familje. Nuk do jetë një vit i keq 2019.
Peshoret do udhëtojnë shumë, do japin mesazhe të forta, do merren shumë me arsimimin, kualifikimin. Peshoret nuk do rrinë një vend, do kërkojnë më shumë. Megjithatë deri në fund të dhjetorit do vendosin ekuilibra të rinj dhe disa marrëdhënie do jenë në krizë.
Akrepi do jetë në një moment të ngritjes së tij ekonomike dhe ë vlerave të tij. Do mbjellin frytet e punëve të tyre sepse 2019 është viti që do përcaktojë çështjet ekonomike. Mund të kenë edhe probleme por e rëndësishme që çështjet ekonomike do rregullohen me mbarësi.
Shigjetarët deri në pranverën e vitit 2019 duhet të marrin energjinë, dhuratat që i jep universi por duke nuk duhet të bëhen shumë optimist sepse i neglizhon pengesat ose detajet dhe pëson ndonjë gjë të keqe. I pret një ngritje më lart, pritet një kthesë e rëndësishme në jetën e tyre.
Bricjapi do jetë në një periudhë shumë skeptike, shumë plane, organizim, pak mbyllje, pak shplodhje, do mbledhin energji brenda vetes. Në fund të vitit 2019 do marrin stafetën për të bërë realitet atë çfarë po mendon dhe po planifikon. Këtë vit vuri qëllime të mira, nuk e kishte vit të keq por ato qëllime që vuri për më lart do fillojë t’i finalizojë vetëm pas vitit 2019.
Ujori janë në një moment deciziv shumë të mirë. Është viti i qëllimeve më të mëdha të tyre, i mbështetjeve më të mëdha. Ujorët do bëjnë miqësi të vërteta dhe do përfitojnë nga këto miqësi. Do përfitojnë edhe vlera monetare të mira. 2019 do jetë një vit shumë i leverdisshëm për qëllimet e tyre.
Peshqit e kanë 2019 vitin e karrierës. Ata që nuk janë martuar, do martohen. 2019 ja u mbledh sepse kemi fejesa, martesa, por edhe ngritje në karrierë. Peshk i vogël apo i madh, çfarëdo që të jenë do bëjnë karrierë.