Heroi Skenderbeu para viteve 90-të dhe Gjergj Kastrioti pas këtyre viteve. Që nga përiudha e Rilindjes Kombëtare, kohë kur fillon evokimi i vetëdijes dhe ndjenjës kombëtare tek populli ynë figura e Skenderbeut dhe mitifikimi i tij zë rolin dhe vendin kryesor në krijim e trungut identitar shqiptar. Gjithnjë na është paraqitur me këtë titull Skenderbeu (Iskender, Aleksandër në kulturën Osmane dhe Bey, titull fisnik i trashëguar, familje princërore Arbnore) që e fitoi nga ato kundër të cilëve edhe ngriti krye.
Baballarët e kombit dhe frymëzuesit e këtij projekti dhe vokacioni të ardhur në jetë afërsisht 3 shekuj pas vdekjes së Skenderbeut, këtë figurë kurrë nuk e veshen me pekt dhe atletikë fetare sepse do të ndodhte ajo që figura e tij do të ishte destinuar të shuhej akoma pa u lindur. Pra nuk do të bëhej figurë përbashkuese. Le të hidhemi në një tjetër përiudhë, në memorien tonë kolektive imazhi dhe aktiviteti i Heroit u ngulit gjatë periudhës së Regjimit Komunist me ndihmën e kinematografisë (shto dhe artet figurative) Sllave por sërish nuk i vishej epiteti mbrojtës i trojeve dhe vlerave përtej detit. Biles në filmin epik (shpallur dhe si filmi më I mire në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Kanë, Francë) shfaqet mëri ndaj atyre trojeve, histori e gjatë kjo! Prej dy dekadash në periudhën moderne shqiptarëve Gjergj Kastrioti u praqitet si Atlet i Krishtit si mbrojtës i Europës dhe vlerave të saj.
Ky lloj ngjyrimi dhe përqasje fort ndryshe apo tentative për redimensionim të Heroit tonë Kombëtar do të na e ktheje atë në humbës të madh. Humbës sepse nuk arriti ta shpëtojë popullin e gjakut të tij nga Osmanët madje nuk arriti të shpëtonte as nipin. Humbës sepse ai ndaloi vrullin e orientaleve por pasardhësit e tj ndihmuan në zgjerimin e tejskajshëm e pastaj administrimin e trojeve perandorake për llogari të orientaleve. Mjafton vetem përmendja e Dinastisë së Qyprillinjve nga Berati për të vertetuar fjalinë e mësipërme.
Megjithatë, mëqe pinjolla më i njohur i Kombit Shqiptar paska mbrojtur Europën dikur pse atëherë ato europianët të atershëm dhe të sotëm nuk na e kthyen kurrë nuk e morën në konsideratë këtë favor madhor por na shikuan gjithnjë si një të huaj ne dhé të vet, si një pjatë për shuarjen e orekseve gjeografike të fqinjëve vetëm se nuk kishim ngelur si ju! Ato që më vonë u bënë shumicë kurrë nuk tentuan as të ofendonin ata që me kalimin e kohës u bëne pakicë, e kjo fort ju ka habitë ndër shekuj.
Skenderbeu që ka sakrifikuar për të fituar ju duke na humbur ne, me duket se nuk frymëzon dhe as pikë bashkimi nuk ngelet gjë që neve nuk na shërben mbase ju po! Gjergjit të Kastriotëve e Skenderbeut tonë akoma nuk ja keni kthyer mbrapsht nderën e madhe, fajin një-shekullor akoma nuk e keni zgjidhur.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu