Lidhu me ne

Aktualitet

Luftë me krimin duke mallkuar?

Skerdilajd Zaimi
Një vrasje në mes të qytetit, kjo tashmë është normale në Shqipëri. Ekzekutime ditën dhe natën, biznesmenësh e të tjerë, kronika duket se nuk mbaron. Sot në Shkodër u raportua se një biznesmen u ekzekutua me plumb në kokë, ndërkohë që një person që e shoqëronte mbeti i plagosur.
Sigurisht që “policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e saj”. Por situata duket se është emergjente, jo pse kështu e përkufizojnë partnerët, apo raportet, por sepse vrasja është normalizuar si pjesë e rendit javor në Shqipëri. Nga kjo pikëpamje, Sandër Lleshi ka shansin që të jetë një lloj Dalla Chiesa në një vend ku po na thuhet se ka nevojë për ndërhyrje të jashtëzakonshme. Mirëpo nëse Lleshin e padekretuar dhe që dorëzon gradën e krahasojmë me ish-gjeneralin italian që u vra nga Cosa Nostra, do të duhet të sjellim në vëmendje faktin se vetë ky i fundit u ankua se nuk mund të bënte gjë nëse i mungonte mbështetja në Romë. Dhe në fakt ai u braktis.
Nga ana tjetër, ndoshta Lleshi nuk ka pse të ketë ketë këto ambicie, as edhe të urojmë ndonjë fat të keq. Sidomos kur sheh se çfarë thotë shefi i tij politik. Gjatë një emisioni në ReportTv, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, z. Edi Rama, ndër të tjera tha:

Ta hanë e ta hanë…Ne po bëjmë çdo ditë në terren një luftë të përditshme me këta. Këta që hanë kokën e njeri-tjetrin, s’ndjej gjë, veçse marr frymë thellë. Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit ta hanë dhe mos u ngopshin. Vrasjen e njëri-tjetrit ta bëjnë dhe janë të lutur ta bëjnë

Nuk dihet nëse ka ndonjë kryeministër në botë që flet kështu. Nuk dihet a e kupton apo jo ky zotëri që me këto që thotë vetëm siguri nuk përcjell. ‘Të Fortët’ që po vrasin njëri-tjetrin nuk mund të trajtohen si hasëm personal nga kryeministri që mbushet me frymë sapo merr vesh se njëri apo tjetri është vrarë.
Një qeveri ka për detyrë të marrë kontrollon e plotë në territor, të marrë kontrollin mbi sigurinë e jetës së çdo individi dhe të mos lejojë që marrja e jetës të jetë e drejtë ekzkluzive e krimit. Deklarime të këtilla janë një këmbanë alarmi për të kuptuar se cilin kemi në krye që na qeveris, cili ka marrë në dorë frenat e vendimmarrjes të cilën mesa duket nuk e ushtron dot për sa kohë lutet që ‘Të Fortët’ të mos bien në pranga, por të vriten rrugëve. Ndoshta zotëria harron apo nuk e kupton se një vrasje e organizuar nuk është vetëm larje hesapesh, ajo është edhe manifestim i një pushteti në sytë e qytetarëve. Koha, ora, mënyra apo edhe shënjestra e saj kanë semantikë të shumëfishtë sepse veprojnë me vendosmëri, në mënyrë sfiduese dhe terminale aty ku Shteti bën sehir.
Krimi kërkon viktimat e tij dhe do t’i ketë në çdo shtet. Por nëse zotëria që sot për çudinë edhe të kalamajve të kopshtit është kryeministër, do të dëgjojë edhe të sapoardhurin ambasador të BE-së, nuk do t’ia lejonte vetes atë që thotë.
Të ndiqet paraja -, këtë tha dje Soreca në intervistën për “Opinion”. Atë para që po gjeneron këto vrasje. Atë para mbi të cilën duhet të vërë dorë qeveria, shteti, ligji, sepse asnjë pushtet që rrjedh nga vota nuk mund të tolerojë vakuum. Përndryshe ne do të na duhet të pranojmë me gojën e kryeministrit se qeveria po bashkëqeveris me krimin, derisa ky i fundit të hajë kokat e eksponentëve të vet. Po flasim për një krim tradicional, që vjel para nga droga dhe trafiqet. Nuk po shtyhemi të imagjinojmë krimin e llojit të ri që mbarështon veten përmes teknologjisë dhe në fusha ku kërkohet ekspertizë e posaçme.
A quhet vallë kjo filozofi qeverisëse në shekullin ku jetojmë?

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix16 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix16 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix16 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar16 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix16 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix17 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix17 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske17 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix18 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook