Lidhu me ne

Temporal

100 vjet nga Lufta e Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore ishte një prej përplasjeve më të mëdha brenda Europës, e përqëndruar në  Frontin Perëndimor në Francë dhe Belgjikë, ku u shpalosën edhe betejat më vdekjeprurëse.
Konflikti la miliona të vdekur edhe në Rusi,  Ballkan, e Itali. Për shkak të perandorive ajo u përhap shpejt në të gjitha kontinentet. Nga zotërimet britanike te  kolonitë afrikane që u bënë teatri i konfliktit, ashtu si në Azi  në fillim të gushtit 1914.
E vonuar, por vendimtare Hyrja e Shteteve të Bashkuara,  përfshiu në Luftë shumë vende të Amerikës Latine në vitin 1917. Sa për Lindjen e Mesme, ku u mbajtën seri përplasjesh  të përgjakshme, harta do të projektohej sërish nga fillimi pas Luftës.
Megjithatë, fronti perëndimor është ai  që do të mbetet aksi qëndror gjatë gjithë luftës. Në  një shtrirje mbi 700 kilometra, që lidh Detin e Veriut me  Zvicrën u përqëndrua numri në i madh trupave dhe beteja mitike, të  shoqëruar nga falangat e pafund të vdekjeve dhe lëndimeve.
Pyetja që ngrihet edhe sot është se si ai arritën ushtarët, në kushte të tmerrshme, të mbanin pozicionet? Padyshim nga disiplina ushtarake, ndjenja e përkatësisë në një grup  dhe në sajë të një ndjenje të fortë patriotike, e cila sot është shumë e vështirë për t’u kuptuar.Lufta filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.
Shkaqet e luftës së 1 Botërore ishin të shumëllojshme. Britania e Madhe dhe Franca humbën parësinë ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA, Gjermani dhe Japonia. Ky ekuilibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona për ndikim, ndarja e re e tregjeve të reja dhe lëndë të parë – e gjitha kjo e komplikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme. Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë, Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe luftarako-politike: ANTANTEN dhe FORCAT QENDRORE. Fillimi i armiqësive ishte i rrufeshëm. Në gusht 1914, francezët ishin duke u përpjekur më kot për të thyer linjat e armikut në Lorraine, ndërsa ushtria gjermane marshon me sukses në Belgjikë.
Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pamvarësinë.
10 milionë ushtarë të vdekur
Lufta do të lërë pas pas një total prej 10 milion të vdekurish dhe 20 milionë të plagosur
Ndarja sipas vendeve
Rusia: 2 milionë të vdekur (5 milion të plagosur)
Gjermania: 2 milionë (4.2 milion)
Franca: 1.4 milion (4.2 milion)
Hungaria: 1.4 milion (3.6 milion)
Britania e Madhe dhe Perandoria: 960,000 (2 milion)
Italia: 600,000 (1 milion)
Perandoria Osmane: 800,000
Proporcionalisht humbjet më të mëdha i pëësoi ushtria e vogël serbe: 130.000 të vdekur dhe 135,000 të plagosur, ose tre të katërtat e ushtrisë.
70% e viktimave dhe të plagosurve janë nga predhat e artilerisë dhe 5-6 milonë do të mbeten me aftësi të kufizuara. Armët kimike, të cilat u përdorën për herë të parë në vitin 1915 nuk do të shkaktojnë shumë se 20.000  të vdekur. Por ata do të mbeten thellë në kujtesë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix18 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix18 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix18 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar19 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix19 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix19 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix20 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske20 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix21 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook