Lidhu me ne

Aktualitet

Celulari po vret…

Monologu i kësaj të marte në Provokacija ka ngritur shqetësimin për rreziqet e telefonit celular dhe të informacionit të rremë, që sipas Mustafa Nanos po helmon dynjanë.  Duke sjellë persoanzhe të njohur që denoncojnë dëmet e shkaktuara nga këto, Nano thekson se viktima më e parë në këtë mes është e vërteta, ndërsa gënjeshtra triumfon. Një tjetër shqetësim sipas Nanos është dhe humbja e kontaktit human dhe komunikimit mes njerëzve.
Monologu i plotë i Mustafa Nanos në Provokacija

Noam Chomsky, një intelektual shumë i rëndësishëm në SHBA, ka kërkuar gjithnjë që mass-media të mos jetë në duart e pronarëve.
“Duhet një mass-media alternative që të mos ketë nevojë për financime tycoon-ësh, në mënyrë që informacioni të mos kontrollohet nga një njeri, apo nga disa njerëz”, ka thënë ai në thelb.
Dhe dëshira i është plotësuar. Sot kemi një mass-media alternative. Janë rrjetet sociale, facebook-u, instagrami, twitter-i, etj, të mbushura me informacion që nuk kontrollohet prej askujt. Informacioni në rrjetet sociale nuk ka më një burim. Janë me mijëra e miliona burime.
Çdo përdorues interneti mund të jetë një burim informimi. Ose keqinformimi. Tamam. Keqinformimi, që ka pushtuar botën si të ishte një murtajë. Sepse mass-media alternative, që nuk ka pronar, që nuk ka nevojë të financohet, që nuk mund të kontrollohet, këtë ka sjellë: keqinformimin. Lajmet e rreme, apo siç i ka quajtur Donald Trumpi, fake news-et, mund të kenë për burim njeriun më të parëndësishëm të botës, por nëse dikush është i interesuar që lajme të tilla të përhapen, mund t’i marrë e t’i shpërndajë për llogari të vet, dhe kështu lajmet e rreme, nga një rrëke e vogël, bëhen një përrua, pastaj një lumë, pastaj një lumë më i madh, e kështu me radhë derisa keqinformimi del nga shtrati e merr përpara ç’të gjejë. Viktima më e parë në këtë mes është e vërteta. Gënjeshtra triumfon. Ajo shkon tek çdo njeri. Sepse çdo njeri ka telefonin me vete. Telefoni i është bërë si një gjymtyrë. Dhe aty, në atë telefon të vogël, ai mund të lexojë çdo lajm, edhe një lajm të hedhur nga dikush në Kamçatka, ashtu si njeriu i Kamçatkës mund të lexojë një lajm të prodhuar nga dikush në Ndroq, Rubik apo Poliçan.
Se mos është vetëm ky problemi. Telefoni na ka bërë që të humbasim magjinë e kontaktit human, magjinë e komunikimit mes nesh. /abcnews.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix16 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix16 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix16 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar17 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix17 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix18 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix18 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske18 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix19 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook