Lidhu me ne

Mix

Selfie-zhenike: Këto janë VIP-et shqiptare me fytyrën ideale

41d6bea3c3cc9f3ef8688ca78925bab3

Fytyra ideale tani ka një emër: ‘Fytyrë për Selfie’

Një foto e top modeleve Cara Delevingne dhe Kendall Jenner, rrëfen konceptin e ri të fytyrës ideale. Ka diçka të përbashkët mes tyre: Fytyrat e tyre janë të përsosura për selfie. Nga cilado anë të fotografohen ato, përsëri duken mirë; kjo sepse, sipas specialistëve të bukurisë (Glamour Espana), fytyrat e tyre janë simetrike. Po të vëmë re, janë vajzat që kanë këtë lloj fytyre ato që kanë më shumë ndjekës në Instagram e Snapchat, pasi selfie-t e tyre pëlqehen prej shumicës së përdoruesve të rrjeteve sociale.

Ky është kriteri kryesor edhe për fotografët, të cilët viteve të fundit duket sikur zgjedhin modele të ndryshme, me të njejtën fytyrë. Në të vërtetë, kjo zgjedhje nuk është çështje fiksimi; këto janë fytyrat më fotozhenike për aparatin. Ndërsa më parë toleroheshin asimetri të vogla për hir të një fytyre të ëmbël, tani nuk ka më justifikime të tipit ‘nuk është ana ime e mirë’.

Por cilat janë karakteristikat që duhet të ketë një fytyrë ideale për selfie?

Së pari dhe më e rëndësishmja, një fytyrë ideale për selfie duhet të jetë simetrike. Kjo pasi përveçse duket mirë nga cilado anë, ka edhe përparësinë që mund të fotografohet përballë, e të duket përsëri bukur. Ka shumë vajza të ekranit shqiptar të cilat kanë një fytyrë simetrike; Eleonora Jakupi, Elvana Gjata, Enca Haxhia, Klea Huta, Jonida Vokshi, Marina Vjollca, Agnesa Vuthaj, Xhesika Berberi, janë ndër të famshmet me fytyrë simetrike, që duket mirë në çdo kënd. Simetria shoqërohet gjithashtu nga proporcioni; buzët nuk duhet të jenë më te gjera se largësia nga njëra bebëz e syrit tek tjetra, hunda e vogël, etj.

Nofullat e mprehta

Një tjetër karakteristikë që e kanë vajzat që shkëlqejnë në selfie, është edhe mprehtësia e nofullës; një nofull e drejtë, këndore, tërheq më shumë vëmendje, pasi siç dihet, pamjet e linjëzuara kapen më shpejt nga syri sesa ato të rrumbullakëtat. Nofulla me kënd të theksuar kanë Nora Istrefi, Genta Ismajli, Elvana Gjata, Anxhelina Hadërgjonaj, Albana Osmani apo Soni Malaj.

Vetullat e harkuara

Vetullat e dendura, të harkuara janë gjithashtu shumë të pëlqyeshme për syrin, jo vetëm sepse janë në modë, pasi edhe ato tërheqin shumë vëmendje. Jo më kot, shumë vajza të ekranit shqiptar kujdesen për një formë të përsosur të vetullës; Jonida Vokshi, Adrola Dushi, Dafina Zeqiri, Eleonora Jakupi, Armina Mevlani, e shumë të tjera, e kanë kuptuar rëndësinë që ka një vetull e plotë dhe e harkuar për të kornizuar fytyrën, duke vënë në pah simetrinë.

Sy me qepalla të dukshme

Nëse e vini re, sytë e modeleve më të ndjekura në Instagram kanë një karakteristikë: Qepallat e sipërme janë shumë të dukshme; të vegjël apo të mëdhenj, me ngjyrë të çelët apo të errët, forma e syve duhet t’i afrohet asaj të bajames. Të tillë janë sytë e Miriam Canit, Anxhelina Hadërgjonajt, Elvana Gjatës, Eneda Tarifës, Enca Haxhias, që kanë qepalla të dukshme të sipërme; të preferuarat e grimierëve.
Mollëzat e theksuara janë gjithashtu një pjesë shumë e rëndësishme e selfie-zhenisë; ato krijojnë iluzionin e një fytyre ovale (forma perfekte e fytyrës). Jo më kot është krijuar edhe teknika e konturimit të fytyrës, për t’i vënë mollëzat në pah: Xhensila Myrtezaj, Agnesa Vuthaj, Klea Huta, Marina Vjollca e të tjera, kanë mollëza të kërcyera e delikate.

Buzët me formë të bukur

Buzët e plota ose me një formë të bukur janë një prej karakteristikave të fytyrave më tërheqëse, ndaj edhe trendet e grimit nuk mbeten më vetëm tek buzëkuqi, por edhe konturimi i buzëve për t’i bërë të duken më të plota e për të theksuar formën. Shikoni si i vënë në pah buzët e tyre nëpër selfie të gjitha vajzat e famshme!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix13 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix14 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook