Lidhu me ne

Temporal

Globalizmi dhe patriotizmi, a janë të papajtueshëm mes tyre?

Globalizmi dhe patriotizmi, a janë të papajtueshëm mes tyre?

Nga Havier Solana*
Debati i përgjithshëm vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin diplomatik ndërkombëtar. Si zakonisht, takimi i këtij viti, gjatë javës së fundit të muajit shtator, solli në Nju Jork një listë të gjatë udhëheqësish botërorë, edhe pse ndoshta termi “udhëheqësi botëror” nuk duhet të përdoret me aq lehtësi.
Presidenti i fuqisë udhëheqëse globale, e ka bërë të qartë se ai nuk ka interes të përfshihet në zgjidhjen e ndonjërit prej problemeve të përbashkëta të botës. Mjerisht, ai nuk është i vetëm në këtë pretendim. Për ata prej nesh, që e vendosin besimin tonë tek bashkëpunimi ndërkombëtar, si një plotësues i domosdoshëm për globalizimin ekonomik, debati i Asamblesë së Përgjithshme zbuloi një panoramë të zymtë.
Interesat afatshkurtra të udhëheqësve të caktuar, që paraqiten shpesh si “interesa kombëtare”, janë një ndër faktorët që kanë dëmtuar më shumë marrëdhëniet ndërkombëtare sesa në çdo kohë, që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Por rritja e populizmit nacionalist, është më pak shkaku dhe jo rezultati i përçarjeve, që janë formësuar prej njëfarë kohe.
Ashtu si me çdo proces ekonomik, globalizimi ka një dimension shpërndarës, që do të thotë se është i detyruar të krijojë frustrime për disa grupe njerëzish. Qendra e spektrit politik perëndimor, ka tentuar të nënvlerësojë ndikimin e rritjes së pabarazisë brenda vendeve, duke u përqendruar në përfitimet e hapjes dhe integrimit të tregut, siç është reduktimi i paprecedentë i varfërisë globale.
Gjithsesi, kuptohet që jo të gjithë ngushëllohen nga rezultate të tilla. Nuk janë vetëm mallrat, shërbimet dhe kapitali, ato që qarkullojnë nëpërmjet ekonomisë globale. Edhe idetë gjithashtu.
Pra, globalizimi, ashtu si demokracia, është i ndjeshëm ndaj vetvetes, pasi vendos në dispozicion të kundërshtarëve një sërë mjetesh, që ata mund të përdorin për ta sabotuar atë.
Të vetëdijshëm për këtë fakt, “nacionalistët internacionalistë” të drejtuar nga presidenti amerikan SHBA, Donald Trump dhe udhëtarët e tij ideologjikë, kanë mobilizuar ankthin dhe alienizimin, për të nisur një kryqëzatë (disi paradoksale), për të globalizuar diskursin e tyre të veçantë kundër globalizimit.
Duke ju drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Trump deklaroi haptazi se “ne e hedhim poshtë ideologjinë e globalizmit, dhe përqafojmë doktrinën e patriotizmit”. Ai mbushi me lavdata shtetet e tjera të tilla si Polonia, që ndjekin shembullin e tij. Nëse brazilianët zgjedhin kandidatin presidencial të ekstremit të djathtë Xhair Bolsonaro, ata do t’i bashkohen valës së populizmit nacionalist, që kërcënon të zbëjë institucionet shumëpalëshe të botës.
Megjithatë, globalizmi dhe patriotizmi, nuk janë koncepte të papajtueshme mes tyre. Apeli i Trumpit ndaj patriotizmit, nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse të zbukurojë tendencat e tij nacionaliste dhe nativiste. Kurthe retorike të këtij lloji, mund të na kapin në befasi, sidomos kur personi që i ngre ato, është një lider i njohur për prezantimin e ideve të tij të papërpunuara.
Por është e qartë, që edhe administrata e Trump shqetësohet për formën e paraqitjeve. Ka shumë shembuj të tjerë. Në OKB, Trump kërkoi që politika e tij të jashtme të jetë koherente, duke e quajtur këtë jë “realizëm parimor”.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare, realizmi është një teori që i konsideron shtetet si aktorë dhe njësi qendrore të analizave, duke lidhur institucionet dhe ligjin ndërkombëtar, me statusin e ndërvarësisë. Parimet si të drejtat e njeriut, lihen zakonisht mënjanë, edhe pse vendet mund t’i zbatojnë ato në mënyrë selektive, për të çuar përpara interesat e tyre.
Pikërisht këtë bën Trump, kur kritikon represionin e regjimit iranian, duke mos denoncuar praktika të ngjashme në vende të tjera. Por asnjë realist i vetë-respektuar, nuk do të ekzagjeronte kërcënimin e paraqitur nga Irani, apo të lejonte që një takim plot komplimente mes Trump-Kim Jong-un, të ndryshojë vizionin e tyre në lidhje me Korenë e Veriut.
“Amerika do të zgjedhë gjithmonë pavarësinë dhe bashkëpunimin mbi qeverisjen, kontrollin dhe dominimin global”- tha Trump në OKB. Në teori, bashkëpunimi nuk është i papajtueshëm me paradigmën realiste. Për shembull, realistët mund ta përfytyrojnë SHBA-në që përpiqet të kompensojnë rritjen gjeopolitike të Kinës, me forcimin e aleancave të saj në rajonin e Azi-Paqësorit, veçanërisht me Japoninë dhe Korenë e Jugut.
Por administrata Trump, ka vënë në pikëpyetje ombrellën e sigurisë që ajo parashikon për këto vende, madje duke mos i përjashtuar këto të fundit nga masat e saj tregtare proteksioniste (edhe pse përditësimi i fundit i marrëveshjes dypalëshe me Korenë e Jugut, duket se ka qetësuar disi ujërat).
Kjo sjellje shqetësuese, është shtrirë edhe tek aleatët e tjerë tradicionalë të SHBA, si Bashkimi Europian, duke zbuluar se Trump është jashtëzakonisht hezitues për të bashkëpunuar. Edhe kur e bën këtë, ai rrallë preferon aleancat që i përshtaten më mirë interesave strategjike të vendit të tij.
Lidhur me Kinën, diplomacia amerikane përdor shprehimisht termin “konkurrencë”, pavarësisht nga marrëdhëniet miqësore që Trump pretendon se ka me homologun kinez Xi Jinping.
Lufta e vazhdueshme tregtare (dhe teknologjike) midis dy vendeve, së bashku me periudhat e fërkimit në Detin e Kinës Jugore, duket se paraqesin një spirale të pakontrollueshme të përballjes mes dy vendeve. Megjithatë, ky skenar (që mund të parashikohet nga shkolla realiste) mund të shmanget, veçanërisht nëse ruajmë strukturat ekzistuese të qeverisjes shumëpalëshe, të cilat mund të na ndihmojnë të menaxhojmë ndryshime në balancën e pushtetit.
Është e qartë që Kina nuk i përmbahet gjithmonë normave ndërkombëtare, por përgjigja e duhur është të mbështeten këto norma, dhe jo të sulmohen ato. Fatkeqësisht, SHBA-ja ka zgjedhur kursin e fundit në shumë fusha, siç janë marrëdhëniet tregtare. Në fjalimin në Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ministri i Jashtëm kinz, Uang Ji, nuk e vuri theksin tek realpolitika që promovon shpesh vendi i tij; përkundrazi, ai përmendi jo më pak se 5 herë konceptin “win-win”.
Nëse Trump – së bashku me pjesën tjetër të nacionalistëve internacionalistë – vazhdon të refuzojë këtë nocion përfitimesh reciproke, ai ka gjasa të ngadalësojë jo vetëm rritjen e Kinës, por edhe atë të SHBA-së.
Edhe më alarmuese, mospërfillja ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, do të thotë ta lësh botën të dorëzuar përballë çështjeve ekzistenciale si ndryshimi i klimës, një qëndrim neglizhent, që administrata e Trump e ka adoptuar me kënaqësi.
Abdikimi i Amerikës nga udhëheqja globale nën administratën Trump, ngre një pikëpyetje të qartë:Ç’të mirë ka fuqia mbizotëruese në botë, nëse përballë sfidave më të mëdha globale, qeveria e saj zgjedh ta dënojë vetveten me pafuqi?

****

*Havier Solana, ka qenë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, dhe Ministri i Jashtëm i Spanjës. Shkrimi është botuar nga Project Syndicate

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix18 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix18 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix18 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar19 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix19 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix19 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix20 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske20 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix21 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook