Nënat duhet të presin të paktën një vit për të ngelur sërish shtatzënë pasi kanë sjellë në jetë një fëmijë.
Kjo për të reduktuar rreziqet shëndetësore si për nënën edhe për foshnjën, sipas një studim i ri.
Hendeku i vogël midis dy shtatzënive sjell lindje të parakohshme, foshnje më të vogla si dhe rrit vdekshmërinë foshnjore dhe të nënave.
Autorja e studimit, Wendy Norman tha se: “Arritja e një intervali optimal 1-vjeçar duhet të bëhet nga shumë gra dhe është i vlefshëm për të reduktuar rreziqet e ndërlikimeve gjatë shtatzënisë.”
Studimi, ku janë përfshirë rreth 150.000 lindje në Kanada, Universiteti i British Columbia (UBC) dhe Shkolla e Shëndetit Publik Harvard TH Chan është botuar në JAMA Internal Medicine.
Sipas studimit 12 deri në 18 muaj ishte kohëzgjatja ideale midis lindjes së fëmijës dhe të ngelurit sërish shtatzënë.
Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një interval ideal prej 24 muajsh dhe jo më pak se 18 muaj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu