Kodiku i Purpurt (i njohur në shkencë me emirn Codex Purpuresu Beratinus) është një nga ata që njihen si Kodikët e Beratit.
Këta janë libra të dorëshkruar në pergamenë me përmbajtje fetare.
Kodiku i Purpurt është shkruajtur në gjuhën greke dhe përmban pjesë nga ungjijtë e Mateut e të Markut, shkruar në shek.VI me ngjyrë të kuqe, prej nga ka marrë edhe emrin “ i purpurt”.
Është zbuluar në vitin 1868 nga A.Aleksudhi dhe studiuar e publikuar nga studiuesi francez P.Battifol më 1884.
I famshëm është edhe Kodiku i Artë (Codex aureus) që është dorëshkrim i shekullit X.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu