Lidhu me ne

Temporal

Shteti komunikon me facebook

SHËNIM: Shteti komunikon me facebook
Nga Leonard Veizi
Ç’është e vërteta, Facebook-u gjithmonë më është dukur punë kalamajsh. Domethënë, ai është shumë i përshtatshëm për të flirtuar, për të gjetur ndonjë mik të hershëm që ke vite pa e takuar, për të bërë thashetheme, e sidomos për të luajtur “FarmVille”. Por nuk më jep përshtypjen se mund të përdoret dhe për punë zyrtare, e për deklarata të rëndësisë së veçantë të njerëzve më me peshë të shtetit. Në Shqipëri kjo ndodh rëndom, Facebook-u përdoret nga të gjithë zyrtarët e lartë për të thënë gjëra, që në fakt duhen arkivuar me numër protokolli.
Kadare shkruan se Belul Gjonomadhi e kishte zët telefonin dhe vuri inat me radarë, e nëse do të plaste lufta, gjënë e parë që do të bënte ishte t’i merrte shpirtin asaj gjësë që rrotullohej e jepte sinjale me drita. Natyrisht, sot nuk vete puna deri këtu. Shumë më keq do ta kishim pa teknologjinë madje. Se edhe Beluli, me qylaf në kokë dhe gunën krahëve, e ka kuptuar më në fund, se nisja e luftës bëhet jo vetëm nga telefoni i dashuriçkave, por dhe nga një sms.
Në këtë kuadër, tanimë është bërë e modës që kryeministri Rama për çdo gjë i referohet Facebook-ut. Teknologji e lartë. Kjo është një prirje e theksuar edhe e ish-kryeministrit Berisha, sidomos me daljen në opozitë. Por fort po ndikon dhe te “kryeministri” në pritje Lulëzim Basha. Pra te politikanët më me pushtet në Shqipëri, nga ku populli pret t’u vijë ndonjë e mirë. Media po nuk ka punë tjetër veç i referohet çdo thënieje të tyre në faqen e Facebook-ut. E fillon Rama që në pikë të mëngjesit me Facebook. Nuk kalojnë veç pak minuta e i përgjigjet Basha me të njëjtën monedhë. Fiks si cicmic-et e kalamajve. Dhe imagjinoni që flitet për akuza milionëshe me euro e dollarë. Dhe kur, tani që po flitet rëndshëm edhe për paketën anti-shpifje. “Ku i ke ato milionat e eurove që…” Në Prokurori s’ka asnjë denoncim për be. Dosjet që mbushin sirtaret janë çështje të klasifikura si “krim brenda familjes”. Për zyrtarë të lartë nuk ka ankesa. Vetëm në Facebook. Atje i gjen të gjitha. Është çështje gare. Vetëm reagimi në Facebook të mos mungojë. Atje flitet për dekriminalizimin e Kuvendit e Reformën në Drejtësi. Një herë në Facebook, pastaj linja kalon në Twitter e Linkedin, d.m.th: nga e djathta në të mëngjër e anasjelltas. Aq sa nuk dimë nga ta kthejmë kokën. E si mund ta marrësh seriozisht një gjë të tillë. Herë-herë futet në lojë dhe Berisha, por meqenëse e ka kaluar atë fazë matet mirë para se të bëjë një reagim elektronik.
Lind pyetja: Po faqe zyrtare interneti a kanë këto institucione? Kërkoj në google. E gjej për një sekondë www.kryeministria.al, http://www.pd.al. Po paskan ore, paskan. Se mendova mos kishin mbetur në të keq. Madje dhe me inicialet e shtetit në fund. Po pse çdo reagim të tyrin nuk e transmetojnë nëpërmjet faqes zyrtare, por qëndrojnë si adoleshentët pas faqes së Facebook-ut?!
Kushdo që hap Facebook-un nuk e ka të vështirë të kuptojë, përveç njerëzve normalë që duan një dritare komunikimi, ai gëlon nga profilet false e faqet pornografike. Po burrat e shtetit shqiptar çfarë kërkojnë që qëndrojnë gjithë kohës online në Facebook. E ku ta marrim vesh nëse kush është Rama i vërtetë dhe ai fals, Berisha i vërtetë, apo ndonjë tjetër që hap faqen me foton e tij. Apo marrëdhënia pasionante me Facebook-un tregon se janë trendy e duket sikur po ecin me hapin e kohës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix18 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix18 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix18 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar19 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix19 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix19 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix20 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske20 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix21 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook