Analisti Fatos Lubonja u ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë teatrin e ri Turbina. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, në News 24, Lubonja çdo qytetar i cili ka ndjenjë atdhetarie duhet ta bojkotojë teatrin e ri.
“Ju bëj thirrje qytetarëve kush ka ndjenjë atdhetarie ta bojkotojnë Art Turbinën. Këtu po bëhet një vjedhje, një grabitje dhe këta që kanë shkuar atje janë bërë pjesë e grabitjes, e vjedhjes. Ata artistë kanë tradhtuar koshiencën e artistit. Nëse thua Arturo Ui, duhet ta gjesh tek Edi Rama. Ata janë zero nga koshienca. Ata janë për t’u bojkotuar”, deklaroi Lubonja.
Sa i takon paketës anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama, Lubonja e krahasoi atë me stalinizmin.
“Stalinizmi çfarë bënte?! Armiqtë që kanë bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit, kanë shpifur se ne jemi vendi më i lumtur në botë, dënohen, do shkojnë për riedukim dhe me punën e tyre do mbaj kopshtet e shkollat”, tha Lubonja.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu