Aktualitet
Noizy: Getoari? Ai që ka fituar Eurovizionin?
I ftuar për një intervistë në emisioninn “Oktapod” nga moderatori Turjan Hyska, reperi Noizy ka rindezur gjakërat mes dy grupimeve të mëdha të hip-hopit në vend, OTR dhe Baba Stars. Teksa ka deklaruar se ai do të krijonte label-in e parë muzikor zyrtar shqiptar, ai është ndërprerë nga Hyska i cili i ka thënë se në fakt label-i i tij nuk do të ishte i pari, pasi përpara tij, është Baba Stars.
“Nuk e njoh,” ka replikuar reperi. “Ai me mjekër? Ai që ka fituar Eurovizionin?” ka thënë ai teksa moderatori i ka përmendur Getoar Selimin. “Është Conchita,” ka thënë duke qeshur Hyska pasi Noizy e ka krahasuar atë që është tashmë rivali i tij në muzikë, me këngëtaren transgjinore austrikae Conchita (foto 2), e cila u shpall fituese e festivalit “Eurosong” në vitin 2014.
Rigels Rajku, i njohur me emrin e skenës Noizy, ka vijuar më tej duke shpjeguar se label-i i tyre në fakt nuk është i dokumentuar ndërkohë që i tiji, do të jetë i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe do të ketë ekskluzivitetin e emrit “OTR” në 4 kontinente. Reperi gjithashtu ka zbuluar se në muajin prill, do të hedhë në treg albumin me titull “ZinCity” i cili do të përmbajë 18 këngë, 7 prej të cilave do të shoqërohen me klipe. I pyetur nga drejtuesi i emisionit për fitimet e tij në muzikë, Noizy është përgjigjur: “Do ta krahasoja veten me biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri.”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu