Gazeta “Dashamiri” ka dalë jo shumë numra në vitin 1907.
Ajo ka qenë një gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, ekonomike e letrare.
Numri i parë doli më 14.11.1907 në Trieste.
Nga 6.5.1908 e deri më 6.8.1908 doli me titullin “Dashamiri i ri” (gjithsej 14 numra)
Këtë gazetë e kanë drejtuar dy figura të njohura të kohës, Mati Logoreci (në foto) dhe Nikollë Ivanaj.
Gazeta propagandoi idenë e autonomisë së Shqipërisë, shtroi çështjet e zhvillimit kulturor, ekonomik e politik të vendit, vecanërisht ato të përhapjes së gjuhës e të shkollës shqipe.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu