Eneda Tarifa flet pa dorashka: Në ‘Portokalli’ ka njerëz që hanë bukë kot
Për gjashtë vite me radhë, Eneda Tarifa u shfaq në ekranin e ‘Top Channel’ si moderatore e spektaklit të humorit ‘Portokalli’.
Dy vite më parë Eneda u largua përfundimisht nga ‘Portokallia’ për të vazhduar me karrierën si këngëtare.
Megjithatë eksperienca si prezantuese ka qenë mjaft e veçantë për të, prandaj edhe sot e kësaj dite nuk mund t’u shmanget pyetjeve për ‘Portokalli’-në. Ditën e djeshme Eneda ishte e ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ dhe aty nuk ngurroi t’u përgjigjet pyetjeve për spektaklin e humorit. Kur u pyet se cilin aktor do të hiqte nga puna nëse do të bëhej drejtoreshë e ‘Portokalli’, Eneda tha:
“Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto momente kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot”. Ndërsa përsa i përket aktorëve ajo ka treguar se vazhdon të ruajë miqësinë me Florjan Binaj. Këngëtarja tha se e vlerëson shumë Florin, pasi ai ka ecur përpara vetëm me punë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu