Lidhu me ne

Kryesore

Po, bëhet karrierë me kopje, ju sjellim rastin e zv/ministrit të Arsimit Ervin Demo

Dyshime për plagjiaturë, zv/ministri i Arsimit publikon në revista ndërkombëtare artikuj të kopjuar? (FOTO)
Janë jo të pakta rastet kur funksionarë të lartë publikë, kryesisht në vendet e civilizuara, kanë dhënë dorëheqjen pasi diplomat e tyre apo punimet shkencore kanë rezultuar plagjaturë, e thënë ndryshe me materiale të kopjuara nga punimet e të tjerëve. Në Shqipëri përmasat e këtyre skandaleve janë të papërfillshme, pasi punimet e mirëfillta shkencore ose numërohen me gishtat e dorës, ose mungon publikimi i tyre online. Por e kundërta ndodh në botën perëndimore ku janë jo të paktë zyrtarët e lartë deri në ministra e kryeministra, të cilët kanë dhënë dorëheqje për plagjaturë.

Megjithatë, sot jemi përpara një fakti konkret ku ngrihen dyshime të forta se një zv/ministër shqiptar publikon në revistat ndërkombëtare materiale të kopjuara të cilat i trajton si shkrime të tij. Fjala është për zv/ministrin e Arsimit dhe Sporteve, Ervin Demo. Është mjeku Taulant Muka ai i cili denoncon Demon për plagjaturë. Në foton krahasuese të publikuar nga Muka është materiali origjinal dhe kopja e zv/ministrit.

Materiali i dyshuar si kopje sipas Taulant Mukës

Duke ju uruar nje fundjave te kendshme ju ftoj ta beni share (nese e doni arsimin). E gjeni dot ndryshimin? Duke kopjuar ne Shqiperi mund te behesh profesor i asociuar, zv. Rektor dhe zv. Minister i Arsimit. Dhe ky nuk eshte kopjimi i vetem!

1. Mund te jete ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte per titujt akademik.
Z.Demo ka marre titullin profesor i asociuar ne 2012, por sipas Web of Science nuk ka asnje publikim (sipas ligjit te 2007 per te marre titullin duhet nje reviste me faktor impakti qe percaktohet nga Thomson Reuters).

2. Z. Demo vazhdon te publikoje ne revistat “grabitqare” dhe pas demaskimit qe une bera me pare. Ky eshte linku (http://www.mcser.org/journal/index.php/ajis/article/view/10284) per te artikulli i z. Demo publikuar se fundmi ne nje nga tre revistat qe boton MCSER dhe Rochtmann Publishing LTD (http://www.mcser.org). MCSER eshte ne listen e zeze te Beall-it si qender qe boton revista grabitqare. Rochtmann (https://beta.companieshouse.gov.uk/company/09517713/filing-history) eshte nje biznes me zero kapital ne Angli nga Sokol Pacukaj, pedagog ne Universitetin Aleksander Moisiu. Kjo kompani ben dhe “konferenca shkencore” gjasme nderkombetare (zyrtarisht qendra eshte Roma por ne fakt eshte Tirana), te cilat perdoren per te marre titujt akademik. Keto revista i nxora une te TopShoë dhe i ka nxjerre Guardians pjese te nje skandali ne Afrike (https://www.google.nl/amp/s/theconversation.com/amp/african-academics-are-being-caught-in-the-predatory-journal-trap-48473).

Pyetja qe lind, si mundet qe persona te tille “KOPJAC” pa asnje pergatitje akademike (dhe me shume mundesi shkeles te ligjit) te bejne politikat e arsimit te larte?

Taulant Muka, mjek

Zv/Ministri i Arsimit, Ervin Demo, është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor (institut i cili përgatit politikat për kërkim shkencor dhe arsimin e lartë). Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranë, për t’u përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017-të, si zv/ministër i Arsimit./Shqiptarja.com
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook