Fenomeni “Marilyn Monroe”, vajzat e ekranit shqiptar që u lidhën me “të fortët”
Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe përveç komenteve rreth karrierës së saj, 30-vjeçarja është përfolur shumë edhe për lidhjen me një biznesmen, i cili deri para pak ditësh nuk ishte i njohur për publikun.
Mbrëmjen e 4 tetorit, në zonën e ish-bllokut, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndërkohë që një ndër autorët e shpallur në kërkim ishte edhe i dashuri i bukuroshes shqiptare, biznesmeni Ervin Mataj.
Edhe pse zërat në media ishin shtuar rreth lidhjes së saj me Matajn, emri nuk ishte bërë i ditur deri në momentin e krimit dhe askujt nuk i kishte shkuar në mendje se Elvana do të kishte pasur marrëdhënie me një person të tillë. Madje të zhgënjyer nga kjo ngjarje, që sipas asaj që përflitet ishte pikërisht këngëtarja shkaku i përleshjen në lokal, fansat e saj u vërsulën me një mori fyerjesh dhe ofendimesh për të në rrjetet sociale. E gjendur në këto rrethana këngëtarja bllokoi të gjitha komentet pa dhënë ende asnjë reagim.
Por rasti i Elvanës nuk është i vetmi në Shqipëri. Shumë vajza të tjera të ekranit shqiptar kanë pasur një lidhje të ngjashme, ku janë vënë në vështirësi për shkak të partnerëve të tyre të implikuar me krimin, drogën, vrasjet apo sherret.
Një histori të ngjashme ka pasur edhe diva e vitetve 50’, modelja dhe aktorja hollivudiane Marilyn Monroe, e cila thuhet se ka qenë në një lidhje me biznesmenin dhe bosin e mafies, Sam Giancana. Madje mendohet se natën e fundit të jetës së saj e kaloi pranë tij.
Siç duket fenomeni “Marilyn Monroe” ka prekur edhe bukuroshet e ekranit shqiptarë.
Të bukurat e ekranit që u lidhën me “të fortët”:
Rudina Magjistari dhe Denis Gina
Para shumë vitesh moderatorja e emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq të “Rruga e Kavajës”, një nga gangsterët më në zë të Tiranës. 27-vjeçarin e vranë më 22 qershor të vitit 1999-të, në një krim të ndodhurnë periferi të Tiranës.
Albërie Hadërgjonaj dhe ish-bashkëshorti
Këngëtarja Kosovare Arbërie Hadërgjonaj ka qenë e martuar me Mentor Hadërgjonaj, babai i dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës. Ata u ndanë në vitin 2007-të, pasi Mentori kreu 7 vite në burg nën akuzën e përfshirjes në afera kriminale. Sipas prokurorisë, emri i vërtetë i tij është Xhevdet Hadërgjonaj, i lindur në Deçan të Kosovës, ardhur në Shqipëri pas vitit 1993. Ai rezulton se është shpallur në kërkim edhe nga drejtësia gjermane, nën akuzat e pranimit të sendeve të vjedhura, trafik armësh dhe pjesëtar i një bande kriminale, shkak që e ka shtyrë atë edhe të ndryshojë emrin në vitin 1996.
Adelina Ismaili dhe ish-i dashuri i saj
Adelina Ismaili ka qenë në një lidhje dashurie me Triumf Rizën, polic në Kosovë që u vra në 2007-ën nga banda kriminale e Enver Sekiraqit. Thuhet se atentati ndaj Triumfit, asokohe 28 vjeç, ishte porositur nga Sekiraqi, që më parë mendohet të ketë qenë në një lidhje me këngëtaren nga Kosova.
Inis Gjoni dhe ish-bashkëshorti
Lidhje që u diskutua gjatë në media ishte ajo mes Inis Gjonit dhe biznesmenit Arian Selimi. Regjisorja ishte 6-muajshe shtatzënë kur bashkëshorti i saj biznesmen, u vra gjatë një sulmi mafioz me armë në 2011-ën. Selimi i njohur edhe me emrin Armando Andoni nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë, pasi në 2004-ën ishte arrestuar nën dyshimet e trafikut të lëndëve narkotike.
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha
Bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha, ndodhet aktualisht në burg duke vuajtur dënimin pas përfshirjes në prodhimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike në laboratorin në Xibrakë të Elbasanit. Ermali u dënua fillimisht me 10 vite burg, por dënimi është lehtësuar në 6 vite e 8 muaj. Rezarta është shkëputur nga muzika që prej arrestimit të tij duke ju përkushtuar biznesit të saj dhe vajzës së saj Hera. Ajo ka këmbëngulur disa herë në intervista publike se partneri i saj është i pafajshëm.
Viola Spiro dhe Valentin Selaj
Moderatorja Viola Spiro ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave dhe opinionit publik për shkak të arrestimit të të dashurit të saj në Itali. Partenri i saj Valentin Selajn është akuzuar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Në një shkrim të gazetës italiane “La Nazione”, thuhet se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Hollandës.
Dafina Zeqiri dhe Luana Vjollca me Krenar Çoçajn
Kranar Çoçaj është një tjetër emër i njohur në thashethemet e shoëbizit shqiptar për lidhjet e tij me dy personazhe të njohura. Fillimisht me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe më pas me moderatoren Luana Vjollca. Para se Krenar Çoçaj të ishte në lidhje me Luana Vjollcën, ka qenë në një marrëdhënie me Dafina Zeqirin. Dyshja u nda në 2011-ën për motive që s’u morën vesh ndonjëherë dhe në 2012-tën biznesmeni nga Kosova u përfshi në një konflikt fizik me Ledri Vulën. Ledri deklaroi para trupës gjykuese se shkak i sherrit ka qenë xhelozia e Krenarit, pasi më pas u lidh Ledri me Dafinën. Gjyqi mes tyre është mbyllur pak muaj më parë dhe u vendos që Çoçaj do të dënohej me 6 muaj burg, dënim i konvertuar në një gjobë prej 20 eurosh dita. Po ashtu Çoçaj sipas mediave ka qenë prezent në sulmin që një fans bëri para ca kohësh ndaj Luana Vjollcës.
Arta Bajrami dhe bashkëshorti i saj
Në maj të 2016-ës bashkëshorti i Arta Bajramit, Xhemajl Xhimi Sekiraqa është arrestuar në një qendër tregatre në Prishtinë për armëmbajtje pa leje. Xhemajli ka lidhje familjare me Enver Sekiraqën, personin që ka pasur lidhje Adelina Ismajli. Ai ishte në kërkim nga Interpoli pasi dyshohej se ishte i përfshirë me një vjedhje ari në Kuvajt bashkë me disa kosovarë të tjerë.
Fjolla Morina
Këngëtarja Fjolla Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth. Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.
Hygerta Sako dhe ish-bashkëshorti
Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 6 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i “Miss Shqipëria”, biznesmen i njohur, vitin e kaluar mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës pas një sherri me armë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu