Studim pas studimi është provuar shkencërisht se disa minuta ecje në ditë mund të transformojë shëndetin trupin dhe mendjen.
Zemra: 30-60 minuta ecje në shumicën e ditëve të javës, ul rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Kockat: 4 orë ecje në javë mund të zvogëlojë rrezikun e frakturave deri në 43%.
Pesha: 60 minuta ecje në ditë mund të ul rrezikun e obezitetit.
Truri: 2 orë ecje në javë mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru me 30%.
Kujtesa: 40 minuta ecje 3 herë në javë ndihmon kujtesën.
Gjendja shpirtërore: 30 minuta ecje në ditë mund të kufizojë simptomat e depresionit në 36%.
Shëndeti: 3500 hapa në ditë ul rrezikun e diabetit me 29%.
Jetëgjatësia: 75 minuta ecje e shpejtë në javë mund të shtojë pothuajse 2 vite jetë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu