Kjo është pyetja që kalon nëpër mendjen e çdo nëne të re: A do të mundem të ”heq” barkun pas lindjes? Megjithëse gjithçka do të kthehet në normalitet me kalimin e kohës, ne po ju tregojmë 3 hapa që mund t’ju ndihmojnë në uljen e barkut.
-
Ushqyerja me gji: ky është një proçes që ka shumë benefite për nënën dhe fëmijën e vogël, dhe një prej këtyre benefiteve është dobësimi. Kjo është një mënyrë shumë natyrale për të rrëzuar barkun edhe pse mund të shoqërohet me disa probleme si për shembull: mastiti, ragadet etj.
-
Ushqyerja në mënyrë të shëndetshme: gabimi që shumë nëna të reja bëjnë shpesh është ushqyerja në mënyrë jo të shëndetshme, gjë e cila kryhet shpesh me preteksin e gjidhënies. Ju duhet të konsumoni shumë fruta dhe perime, të cilat ndihmojnë edhe në proçesin e gjidhënies. Mbani mend se nuk ka rëndësi sasia, por cilësia e ushqimeve.
-
Kryeni shumë aktivitet fizik: ky është një aktivitet që ndihmon shumë në rënien nga pesha pas lindjes së fëmijës. Sigurisht që kjo duhet bërë në mënyrën e duhur dhe pa e ekzagjeruar. Ndër aktivitetet më të sygjeruara janë: shëtitjet e gjata, pilates dhe kërcimi i barkut (danza del ventre).
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu