Rreth 8 muaj më parë, në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie.
Por ajo nuk e ka treguar emrin e të dashurit të saj, biznesmenit Ervin Mata, i cili u shpall sot në kërkim nga Policia e Shtetit.
Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë: “Po mirë mi gocë, vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”.
“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta… ke frikë”, shtoi këngëtarja.
“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”
“Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë.
Gazetari Artan Hoxha: Për ngjarjen në ish-Bllok janë ndalur dy pjesëtare të policisë
Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një lidhje telefonike me Report Tv zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria, janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.
Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinit është një komando
“Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjesëtar i Forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock, që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martini është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë. Autori ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka 19 fishike. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë. Prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim, sot është në kërkim”.
“Fillimisht ka pasur konflikt fizik. Personi i vrarë është i pari që ka nxjerrë pistoletën, por për shkak të stërvitjes komando i ka neutralizuar të dy, ka qëlluar viktimën dhe më pas Martinin që ndodhej në banak. Dihet madje se personi i plagosur në banak ka hyrë në tulet pas ngjarjes, madje është gjetur një vijë gjaku nga banaku drejt tualetit. Po ashtu edhe pronari i lokalit ka qenë në banak kur ndodhi ngjarja. Redi Popesku është i shoqëruar për të sqaruar motivin pse ka ndodhur ngjarja. Nga pamjet filmike rezulton se grupi i Martinit ka hyrë në lokal. Shoqëruesit e tij u ulën në tavolinën e madhe. Atyre iu është servirur verë, ndërsa Martinaj qëndroi banak. Në momentin që kanë hyrë personat e tjerë janë shkëmbyer batuta, e më pas reagimi me armë zjarri nga komandoja”.
Sipas Hoxhës, për ngjarjen janë ndalur dy pjesëtare të policisë, njëri i Lezhës dhe tjetri i Durrësit, që rezultojnë të jenë pjesë e skuadrës operacionale, njëri dyshohet të jetë pjesë e grupit të Martinit dhe tjetri dyshohet të ketë penguar punën e policisë. Hoxha thotë gjithashtu se i plagosuri tjetër në ngjarje, Eljon Hato që ndodhet në gjendje të rëndë në spital është një person me precedent të mëparshëm penal.
“I plagosuri Eljon Hato është një person me precedent të mëparshëm penal dhe me origjinë nga Shkodra. Pë ngjarjen janë ndaluar dy pjesëtarë të policisë së Durrësit dhe Lezhës, kanë qënë pjesë e skuadrës operacionale, janë policë me përvojë dhe eksperiencë. Njëri dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Martinit dhe tjetri se mund të ketë penguar punën e policisë, të dy janë me orgjinë nga veriu”.
Fotoja: Ja kush është Fabiol Gaxha, krahu i djathtë i Ervis Martinit
Është publikuar foto e të riut që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, pas një përplasje me armë. Fabiol Gaxha është i riu që humbi jetën, pasi mësohet se mbronte me trup Ervis Martinin, një biznesmen i njohur i lojërave të fatit në kryeqytet.
Për ngjarjen deri më tani janë arrestuar 2 personat e plagosur, të cilët gjenden në spital, dhe janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë, mes të cilëve i dashuri i Elvana Gjatës dhe një oficer i forcave komando.
Vetë këngëtarja është shoqëruar në polici, teksa burime thonë se ajo ka qenë shumë e tronditur gjatë dëshmisë, po nuk e ka mohuar faktin se ka qenë aty në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Lidhja e Elvana Gjatës me biznesmenin e njohur në fushën e ndërtimit është tentuar vazhdimisht që të mbahet larg vëmendjes së mediave, preferuar kjo nga vetë këngëtarja.
Edhe në festën e mbajtur në 30-vjetorin e saj, Ervin Mata nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa këngëtarja shoqërohej vetëm nga vjehrri dhe vjehrra e saj.
Kush është i fejuari i Elvana Gjatës, biznesmeni i njohur për shpenzimet e luksit
Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim për përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Ibrahim Rugova”,
Personat e shpallur në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu