Aktualitet
Majlinda si zgjidhëse e halleve tona
Diçka e rëndësishme pritet të ndodhë me Shqipërinë dhe opozitën. Nga e dimë ne këtë gjë? E kemi të thjeshtë përgjigjen: mediat e pushtetit kanë nisur të riqarkullojnë fjalët e mençura dhe fytyrën e Majlinda Bregut.
Duke lënë mënjanë shakanë, theksojme faktin se Bregu, një personazh që e ka blerë përherë karrierën e vet si në PD ashtu edhe sot, pa ndonjë meritë të posaçme, shfaqet dhe rishfaqet në media si një zë i moderuar. Si shpresa ndaj opozitës së Lulzim Bashës. Vështirë se mund të gjendet mjerim më i madh dhe politikë më komike, më e pandjeshme ndaj çdo intuite dhe më cinike me vetë pozitën e zonjës në fjalë. E cila për shkak të vanitetit që shoqëron përkëdhelje të tilla të pamerituara,duket se ka fituar një sens për rëndësinë e vetes, saqë mendon se dikush po mendon seriozisht për fatin e saj politik si të lidhur me atë të Shqipërisë.
Tanimë kam një detyrë tjetër, e kjo nuk më jep komoditetin për të thënë të gjitha ato që mendoj, por besoj se nuk do të zhgënjeheni nëse ky premtim shtatori do të bëhet premtim tetori, e më pas nëntori. Nuk ka asgjë të re që mund të ndodhi me establishmentin e PD.
Nuk jam e shqetësuar fare për opozitën e Lulzim Bashës, sepse opozita e Lulzim Bashës është opozita më fitimprurëse në këtë vend. Unë vijoj të jem ‘de juro’ anëtare e Partisë Demokratike, derisa për të më nxjerrë jashtë listës elektorale të shohë edhe emrin si armik i saj
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu