Gazetari investigativ Artan Hoxha ka “trazuar ujërat” në Shkodër pas deklaratës së disa ditëve më parë kur tha se përveç bandës së Bajrit, ka edhe një familje tjetër rivale, pjesë e botës së krimit.
Hoxha nuk përmendi emra por u kuptua se mesazhi ishte për familjen Liçi e cila humbi një prej anëtarëve të saj muaj më parë, Fatbardh Liçin.
Ndërkaq, Mustaf Liçi i cili mban edhe postin e këshilltarit në Bashkinë e Shkodrës i është përgjigjur Hoxhës duke e akuzuar si gazetar të krimit.
Ai tha se Hoxha është i paguar dhe po “rrit fëmijët me bukë harami”.
“Ky person i inkriminuar ka ringjallur dhe mundohet të hapë panik mes fiseve e qytetarëve të Shkodrës.
Gazetari i krimit i cili ka vendosur të rrisë fëmijët me paratë e krimit dhe me bukë haram, nuk mundet 6 vrasjet e Shkodrës t’i atribuojë si vrasje bandash e të krahasojë modelet. Të gjithë të vrarët në qytetin tim, i njohin kriminelët dhe i dinë kush janë. Shkodranët janë të zgjuar. Familja Lici ka marrëdhenie të shkëlqyera me familjet e viktimave të qytetit. Artan Hoxha, është në shërbim të krimit të organizuar të familjes Bajri”, tha Lici para kamerave.
Video e plotë:
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu