Kryesore
Ligji për përgjimet: Prokuroria, Policia dhe SHISH hyjnë direkt në server
Dështimi i hetimit të disa ngjarjeve për shkak të vonesave në përcjelljen e të dhënave që u është kërkuar kompanive të komunikimit sipas Top Channel ka detyruar Ministrinë e Brendshme të hartojë një projektligj që i detyron këto kompani, publike apo private, që brenda 24 orëve, ose 5 ditëve në raste specifike, t’i japin të dhënat e kilentëve të tyre prokurorisë, policisë apo SHISH. Në ligjin e mëparshëm nuk lihej një afat i përcaktuar, por thuhej pa vonesa, por prokuroria priste edhe 6 muaj. Projektligji i ri parashikon se vonesa e pajustifikuar kur dëmton hetimin përbën vepër penale. Ndërsa ligji ri sipas Top Channel detyron që për 24 orë jepen të dhënat që lidhen me identifikimin e pajtimtarit, kur dihet numri apo adresa e kompjuterit në rrjet, apo siç njihet ndryshe IP-ja; identifikimin e pajisjeve apo adresave të IP-së për një pajtimtar të dhënë; identifikimin e vendndodhjes së një pajisjeje fundore. Ky projektligj shton dhe një nen tjetër që parashikon se policia e Shtetit dhe SHISH do të kenë akses direkt në bazën e të dhënave të kompanive që ofrojnë shërbime komunikimi, kompanitë e telefonisë apo internetit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu