Luka Modriç ka një histori të denjë për film. Futbollisti kroat u shpall si më i miri në botë e jo më kot. I gjithë ai sezon i kaluar nga ana e gjeniut të mesfushës, ishte më shumë sesa i mrekullueshëm.
Modriç ishte një prej personave e shumtë të persekutuar nga ana e serbëve, të cilët u treguan të pamëshirshëm dhe i vranë gjyshin. Më pas djaloshi i vogël do të ndihmonte familjen e tij, duke kullotur me dhi. Modriç nisi të lidhet më shumë me topin, pas largimit të serbëve, duke mbajtur në mendje vetëm një figurë të madhe, Zvonimir Bobanin që shkëlqente te Milani.
Mbrëmë, në Londër, në festë u bashkua edhe Vanja, gruaja dhe figura thelbësore në karrierën e tij, si dhe dy djemtë. Aty, Modric jetoi një nga momentet më të veçanta të jetës së tij. Si një ëndërr dukej, e një realitet u realizua. Luka Modriç ngriti trofeun më të rëndësishëm të fituar në karrierë, atë të futbollistit më të mirëm në sajë të sakrificave të shumta që ka bërë në karrierën e tij.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu