Aktualitet
Hera e parë pas 1940 që në kufirin greko-shqiptar ka trupa italiane
Mediat greke paralajmërojnë mbi mundësinë e hapjes së “korridorit të Adriatikut” për refugjatët. Ky korridor nënkupton kalimin e refugjatëve në Shqipëri dhe prej andej në Itali. Sipas tyre Komisioni Europian dhe qeveria italiane ndodhen në gatishmëri, megjithëse ende nuk ka shenja se kjo do të ndodhë. Gjithsesi, citohen burime nga Komisioni Europian, sipas të cilave, Brukseli po “përgatit një plan emergjence”, dhe se ministri i brendshëm italian do të vizitojë ditët e ardhshme Tiranën. Në fakt, vetë ministri i brendshëm italian, Angelino Alfano, e paralajmëroi vizitën e tij në Tiranë.
Mediat greke ndërkaq kanë komentuar edhe vendimin për patrullime të përbashkëta të policisë shqiptare dhe asaj italiane në kufirin me Greqinë. Nën titullin intrigues, “Kjarabinierë italianë në kufirin Greqi-Shqipëri”, e përditshmja Kathimerini shkruan të premten se “është hera e parë që nga lufta italo-greke e vitit 1940, që në kufirin greko-shqiptar po dislokohen njësi të armatosura italiane”.
Gjithsesi, mediat greke nënvizojnë se Italia po nxiton t’i ofrojë ndihmë Tiranës, pasi Roma është e shqetësuar se një përzgjedhje e mundshme e Shqipëprisë si vend tranzit nga karvanet e refugjatëve, do t’i shpinte ata, përmes detit Adriatik, në territorin italian.
http://www.kathimerini.gr/852712/article/epikairothta/politikh/frazoyn-s…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu