Sport
Barça nuk dominon vetëm në fushë,
Barcelona nuk dominon vetëm në fushën e lojës në futboll, por edhe në internet. Duke marrë parasysh të dhënat nga 6 rrjetet kryesore sociale rezulton se klubi katalanas është ai që ka numrin më të madh të ndjekësve, duke lënë pas Realin e Madridit dhe Manchester United.
Ajo që e ka bërë një klasifikim të tillë është platforma digitale “Results sport”, që është bazuar tek të dhënat e “Facebook”, “Twitter”, “Instagram”, “Periscope”, “Youtube” dhe “Google+”.
Sipas këtij studimi, rezulton se Barcelona në të gjitha këto rrjete sociale ka 164.5 milionë ndjekës. Në vendin e dytë në këtë pikë qëndron Reali i Madridit me 153.3 milionë ndjekës, ndërsa Manchester United ka 92.3 milionë.
Pas “Djajve të Kuq” pozicionohen 2 klube të tjera angleze, Chelsea dhe Arsenal, në vendin e katërt dhe të pestë, ndërkohë që kampionët e Gjermanisë janë në vendin e 6, me 44 milionë ndjekës.
Shumë larg janë skuadrat italiane me Milanin që pozicionohet në vendin e 8 me 36 milionë tifozë onlinë, duke lënë pas Paris Sën Zhermen, ndërsa Juventus është i 11 me 30 milionë ndjekës
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu