Të gjithë ne ndihemi ndonjëherë të mërzitur dhe lumturia nuk duket gjëkundi. Mërzia jonë mund të ketë ardhur pa arsye, thjesht nuk jemi në humor. Studiuesit kanë treguar se ka një sërë arsyesh se përse biem në depresion ose jemi jo të lumtur. Jeta stresante, ilaçet që mund të pimë, gjenetika gjithashtu është një tjetër arsye e depresionit.

Ne nuk mund të kontrollojmë shkaqet e mërzitjes sonë, por pa dyshim që mund të mbajmë në kontroll nivelin e stresit në jetën tonë. Ndonjeherë duhet të heqim dorë nga disa gjëra që i bëjmë vazhdimisht, për të arritur paqen në mendje. Ndoshta juve ju duken të parëndësishme, por këto gjëra që bëni në përditshmëri nuk ju lejojnë të jeni të lumtur.

1

Kontrolli i tepërt
Dëshira për të kontrolluar çdo gjë të rrit stresin. Jeta është kaq spontane sa ne nuk mund të kontrollojmë çdo gjë. Delegoni disa nga përgjegjësitë tuaja tek të tjerët dhe mundohuni të relaksoheni. Një tjetër gjë që duhet të keni parasysh është që të mos mundoheni të kontrolloni jetën e të tjerëve. Kontrolli i tepërt shkatërron çdo marrëdhënie apo shoqëri.

2

Xhelozia
Të bëhesh xheloz për suksesin dhe lumturinë e të tjerëve, ju bën juve jo të lumtur. Mos e krahasoni veten tuaj me askënd, pasi jeta juaj dhe ajo e të tjerëve nuk do të jetë asnjëherë e njëjtë. Gjithashtu kujtoni një gjë; edhe nëse dikush duket shumë i lumtur ose perfekt në rrjetet sociale, kujtoni që nuk është. Askush nuk i tregon dështimet.

3

Bota nuk është bardh dhe zi
Të mendosh në eksreme është gjithashtu diçka që na privon nga lumturia. Askush nuk është 100% gabim ose saktë, kaq duhet të pranoni. Mundohuni të gjeni më të mirën, edhe kur bota duket se po ju shkatërrohet mbi kokë.

4

Frika nga e panjohura
Të shqetësohet për diçka që nuk e njeh është OK, por ti duhet të mbash mend gjithmonë se gjërat e bukura nuk ndodhin në zonën komode. Nëse ke dashur prej kohësh të provosh diçka të re, por keni frikë, këshilla jonë që të guxoni pasi lumturia nuk fitohet duke qëndruar në vend numëro.

5

Ndjenja e fajit, pengjet dhe e shkuara
Ne të gjithë gabojmë, pasi e tillë është jeta. Mos lejoni që gabimet t’ju lënë në të shkuarën dhe të harroni të ardhmen. E vetmja gjë që mund të bëni është të mësoni nga gabimet dhe të mundoheni të përmirsoheni. Nëse keni bërë dikë të ndihet keq, kërkoni falje dhe vazhdoni përpara. Mos lejoni dhe ndjenja e fajit dhe pengjet të shkatërrojnë lumturinë tuaj.

6

Të bësh thashetheme dhe të paragjykosh të tjerët
Të paragjykosh të tjerët të sjell menjëherë doza mërzie. Juve mund t’ju duket argëtuese të pini kafe me shoqen tuaj teksa bëni thashetheme për të tjerët, por kjo gjë nuk ju forcon juve si individ, përkundrazi ju dobëson. Duke kritikuar njerëzit e tjerë, ju sillni në jetën tuaj negativitet.