Kioske
E dini sa shpesh duhen larë çarçafët?
Ndoshta nuk e mendojmë aq gjatë larjen e çarçafëve me të cilët flemë, ama mikrobiologët thonë se larja e tyre duhet bërë ndryshe dhe më shpesh nga sa jemi mësuar.
Ekipi i “Business Insider” ka folur me mikrobiologun Philip Tierno nga Universiteti i New York-ut dhe ai u shpreh se çarçafët duhen larë një herë në javë.
E gjithë djersa dhe lagështira që prodhojmë gjatë natës krijon një “mjedis ideal kulturor të kërpudhave” që sipas Tierno e kthejnë shtratin në një “park botanik” me mikrobe dhe baktere.
Sipas hulumtimit të “Times 4 Sleep”, vetëm 28% e britanikëve (aty ku është kryer studimi) ndryshojnë çarçafët çdo javë.
Ndërkohë, 40% çdo dy javë dhe 24% e tyre, një herë në tre ose katër javë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu