Aurela Gaçe nxehet keq: O ju artistët e byt*ës, për ju lodhet CD-ja
Këngëtarja Aurela Gaçe duket se është irrituar shumë, kur një komentues ka ngritur dyshimet se ajo këndonte me ndihmën e DJ-it që i vendoste CD-të.
E nxitur nga ky koment, Aurela ka disa fjalë për t’u thënë kolegëve të saj që këndojnë me playback.
Pasi sqaron komentuesin se ajo gjithmonë këndon live pasi e konsideron këtë si A-ja dhe ZH-ja e muzikës, këngëtarja kritikon të gjithë ata që i fitojnë paratë pa u lodhur, duke lënë CD-në të bëjë punën që ata duhet të bëjnë kur janë në skenë para punlikut.
“Në foton e shpërndarë nga unë, ajo me gjuhën jashtë e si me nerva pakëz, ky zotëria donte ta gjente përgjigjen e diçiturës, edhe më bëri çudi sepse mendon se e kam me DJ, se gjasme ai s’ka luajtur këngën e duhur. Në rregull, por se si u ndjeva kur e lexova.. më shpoi sytë… edhe thashë me vete: po ky akoma s’e ka marrë vesh që unë s’kam punë me DJ? Akoma s’e di ky boti, që unë para publikut dal vetëm live?
Por thashë me vete: S’i vë faj. Ai ka parë aq shumë “hartistë” në këtë vend që janë live në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD- ja. Aq shumë e bëjnë sa tani, këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale. Aq normale sa as nuk u bën përshtypje që këta super emrat tanë, pa pikë turpi thonë në mes të këngës: Hajde hops, e zëri i regjistruar? Marrin edhe njerëz të rrinë në skenë sa për sy e faqe. KA NGA ATA QË FLASIN E BËJNË MORAL PËR ARTIN, POR PARATË NËPËR CLUB- e PREFEROJNË T’I MARRIN PA U DJERSITUR, SE NORMAL LODHET CD- ja. ORE JU ARTISTËT E B.. ËSHTË DETYRË MORE TË JENI LIVE. ËSHTË A- ja dhe ZH- ja. Provojeni bëjeni në atë botën që aq shumë e përmendni, se si i pari publiku do të kërkojë mbrapsht paratë e biletës.”, shkruan këngëtarja Aurela Gaçe, e cila njihet për performancat e saj në skenë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu