Këtë vit të ri shkollor, librat do të kushtojnë më shtrenjtë, deri në 35 për qind më shumë se një vit më parë.
Top Channel ka ndërmarrë një vëzhgim duke iu referuar katalogut të teksteve shkollore të miratuar dhe publikuar nga Ministria e Arsimit për vitin e ri shkollor që nis në shtator. Dhe në bazë të tij, Matematika ka rezultuar 19 për qind më e shtrenjtë, Biologjia 28 për qind më e shtrenjtë, ndërsa Fizika 34 për qind më e shtrenjtë.
Rritje të çmimeve të librave ka patur nga viti në vit, por diferenca mes çmimeve të librave në këtë vit shkollor që do të nisë, me ato të një viti më parë, quhet pa hezitim një hendek.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu