Aktualitet
Kush i ka thënë Erion Braçes “kone” përveç Vangjel Dules
Vangjel Dule nuk është i vetmi që e ka quajtur deputetin socialist të Lushnjës, Erion Braçen, “kone”. Edhe pse është përballur herë të tjera me këtë epitet, Braçe nuk e mori fare mirë kur ia tha kreu i PBDNJ në parlament para shokëve dhe shoqeve të grupit parlamentar dhe para publikut që po e ndiqte live seancën e parlamentit. Dule tha se ia vuri këtë emër Braçes për shkak të fenomenit, të rolit që kishte ndërmarrë deputeti beratas i Lushnjës. Dhe po për shkak të rolit, deputetin Braçe e ka quajtur “kone” edhe gazetari Blendi Fevziu. Ja çfarë i shkruante ai kryeministrit Edi Rama në një letër të hapur më 24 dhjetor të vitit 2015, pasi Braçe aludoi se gazetari kishte paguar për të marrë lejen për ndërtimin e një pallati në lulishten para ish –selisë së PD –së. “Unë nuk mbaj mend t’i kem dhënë ndonjëherë lekë dikujt në jetën time sepse s’më është dashur. Nëse ju keni marrë lekë për atë firmë, atëherë ju jeni hajdut! Nëse jo, nëse gjithçka ka qenë e rregullt dhe brenda llogjikave normale se si është ndërtuar gjithë Tirana, atëherë konet e grupit tuaj politik gënjejnë dhe mashtrojnë”, shkruan Fevziu.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu